1991/Shqipëria në ditët e para pas rrëzimit të shtatoreve të diktatorit

Premte, 21 February 2020 15:09

Nga Kastriot Dervishi

Rrëzimi i shtatoreve e busteve të Enver Hoxhës gjallëroi aktivitetin e forcave antikomuniste, por në të njëjtën kohë, mobilizoi edhe forcat enveriste që për fat të keq përbënin një shumicë të konsiderueshme. Indoktrinimi i thellë komunist kishte sjellë një pasojë të tillë që megjithëse vendi ishte falimentuar ekonomikisht, shumica nuk donte ndryshime apo dënim të krimeve të komunizmit. Këtë Shqipëria do ta vuante jo vetëm në ato vite, por gjithnjë. Të vjetrën donin ta mbanin ata që kishin pasur privilegje dhe pjesa tjetër që e gozhduar nga injoranca dhe propaganda, e kishte të vështirë të dilte te e vërteta. Komunikimet e para për datat 20-22 ishin ato të mëposhtmet.

Në komunikatën nr.42, datë 21.2.1991, të MPB-së njoftohen disa ngjarje të një dite më parë.

-Në Tiranë u ndalua Krenar Shefik Aliu, 25 vjeç sepse kishte goditur me gurë një punonjës policie.

-Në Durrës ishin mbledhur punonjës të ndërmarrjeve dhe rrëzuan bustin e Enver Hoxhës që ndodhej në portin detar.

-Në Fier, “gjatë veprimeve të forcave të errëta për heqjen e bustit të Enver Hoxhës u plagosën dy policë”.

Në komunikatën nr.43, datë 22.2.1991, jepen dy njoftime të rëndësishme nga rrethet.

-Skrapari: “Më datën 21.2.1991, rreth orës 10.00 në Çorovodë, Poliçan dhe në Helmës, u grumbulluan njerëz dhe kërkonin armë duke thënë “duam armë të shpëtojmë mëmëdhenë”. Hidhnin parulla kundër presidentit. Ushtarët rezervistë që u mobilizuan për t’u prirë në Tiranë me shërbim, nuk pranonin të hipnin në makina duke thënë se s’kemi kë mbrojmë”.

-Burreli: Më datën 21.2.1991, të dënuarit e burgut të Burrelit, kanë marrë veprat e shokut Enver e i kanë djegur në mënyrë demonstrative në mjediset e brendshme të burgut. Kanë nxjerrë jashtë personelin e shërbimit dhe kanë thyer tulla për të qëlluar policët e shërbimit. Kërkojnë të dalin jashtë duke thirrur “qeveria është rrëzuar, pse na mbani brenda”. Nga këta të burgosur ka që janë bërë listat për lirim”.

Në këtë njoftim, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lë këtë shënim, që është i fundit i detyrës së tij: “Pse nuk goditen. Çfarë bën Edmondi?”. Ishte fjala për drejtorin e Drejtorisë Zbatim Vendime Penale, Edmond Caja.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar edhe e dashura e tij shtatzënë e infektuar me koronavirus

Globi

Pas kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar edhe e dashura e tij shtatzënë e infektuar me koronavirus

Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi. Johnson vetë rezultoi pozitiv me koronavirus javën, ndërsa e dashura e tij, e...

Shkon në 68 numri i viktimave në Greqi, Zv.ministri i Shëndetësisë: Përhapja e COVID-19 është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor nuk mund ta përballojë

Politikë

Shkon në 68 numri i viktimave në Greqi, Zv.ministri i Shëndetësisë: Përhapja e COVID-19 është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor nuk mund ta përballojë

Ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur, sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”. Mediat greke...

Veseli: Qeveria në ikje të riatdhesojë shtetasit e Kosovës

Bota Shqiptare

Veseli: Qeveria në ikje të riatdhesojë shtetasit e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që Kosovës, që sa më parë t`iu gjendet në ndihmë e të marrë masa për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!