1991/R.Alia: Rrëzimi i monumentit akt fashist, por ne jemi të gjithë enverë

Hënë, 24 February 2020 16:38

Nga Kastriot Dervishi

 

Më 23 dhe 27 shkurt 1991, Ramiz Alia zhvilloi disa takime me kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe me komisionin nismëtar të shkollave ushtarake. Këto dy biseda janë në vijim të ngjarjeve te Shkolla e Bashkuar. Takimi me ushtarakët, i zbardhur jo nga kabineti i Alisë, botohet për herë të parë.

***

Biseda e datës 23 shkurt 1991

 

Ramiz Alia: Është e vështirë. Tashti dëshiroj të them këtë shokë që koha është e vështirë, bile tepër e vështirë, në kuptimin që neve po ndeshemi me skenarë të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, sepse në qoftë se nuk e pranon një version të gjakderdhjes, medoemos duhet të përdorim armën, kur çështja është për të mbrojtur atdheun tonë, për të mbrojtur popullin, për të mbrojtur fitoret themelore të tij. por gjithmonë kjo vijë demarkacioni nuk është fort e thjeshtë. Neve nda ndodhi gjëja më e keqe që mund të na ndodhte, gjëja më e rëndë që ne se prisnim, ajo ngjarje vandale fashiste e rrëzimit të monumentit të shokut Enver në Tiranë. Kjo ka shkaktuar një traumë të madhe në zemrat dhe mendjet e njerëzve, ajo padyshim ka shkaktuar dhe shkakton me të drejtë të plotë një revoltë për njerëzit. Por mundet, armiku të rrëzojë edhe një monument të Enver Hoxhës, por emri dhe vepra e Enver Hoxhës kanë rrojtur dhe do të rrojnë në zemrat e tërë popullit shqiptar, pse Enver Hoxha jemi të tërë ne, se të gjithë jemi rritur dhe edukuar me Enver Hoxhën, se të gjithë punojmë dhe luftojmë me mësimet e Enver Hoxhës. Është e vërtetë që ne s’jemi përgatitur shokë se që unë ta them hapur që ne as nga ana teknike, as nga ana njerëzore, nuk jemi gati ose nuk ishim gati për një gjendje të tillë, për dimensionet e saj, sepse është e pamundur të mbash një popullsi prej 70-90 mijë banorësh siç e ka Elbasani me 60 policë, kaq kishim. Për momentin, kur ishte krijuar policia mjaftonin, për një gjendje normale mjaftonin, por gjendja anormale ato shuheshin përpara një turme horrash, por kur kësaj turme i shtohej edhe një masë e tërë njerëzish, ca kurioze, ca të pakënaqur, ca gjysëm armiq, ca edhe fare armiq, atëherë ndodhnin edhe ngjarje dramatike. I njëjti fenomen na ndodhi edhe në rrethe të tjera. Ne nuk kemi ndenjur duarkryq, ne kemi marrë masa dhe morën masa që të shtojmë forcat e mbrojtjes së rendit. Me vendim të posaçëm nga ana e qeverisë janë shtuar kushedi sa veta.

Kiço Mustaqi: 7000 e ca veta.

Ramiz Alia: 7000 e ca veta kontingjentit të policisë. Por është në riorganizim. Në këto kushte ne u detyruam t’i bëjmë thirrje ushtrisë, por edhe këtu prapë është një defekt i madhe që kemi ne. Ne ishim përgatitur për luftë kundër diversantëve. Ishim përgatitur dhe organizimi i ushtrisë sonë është mbi bazën e ...thuaj, të pikave të hapjes, e? (dikush thotë “shpërndarë”). E shpërndarë në pika hapje. Me këtë nuk dua të them se ajo nuk ishte e drejtë, të kuptohemi, por u gjendëm përpara një fakti tjetër, që ty të duhet forcë e armatosur që t’i bësh ballë turmave të tilla. Këtë po zëmë, zihemi ngushtë, kështu që disa ngjarje bëhen të vështira për t’i përballuar dhe jemi të detyruar t’u kërkojmë dhe forcave të armatosura edhe ushtrisë, edhe shkollave ushtarake që të ndërhyjnë në raste të tilla. Me këtë absolutisht unë, as dua, as kurrë ndonjëherë në jetën time dhe nuk dua d.m.th. që ju të kuptoni që nga kjo situatë unë heq dorë nga përgjegjësitë e mia. Jo. Edhe unë kam përgjegjësi, nuk ka dyshim që kam përgjegjësi. Sepse në fakt, shoku Kiço, është këtu, unë e dua shumë, është shok shumë i mirë, por jo sot, ja ku është këtu, po ka tre muaj që them, që bashkë me Ministrinë e Brendshme të bëjnë një program të hollësishëm duke marrë parasysh të tëra eventualitetet, edhe për grumbullimin e forcave edhe për drejtimin e forcave, edhe për bllokimin e rrugëve, edhe për bllokimin e qytetit, edhe për zotërimin e institucioneve, të gjitha. Po kur ndodh pastaj ngjarja, kërkoj marrjen e masave, i gjen të pjesshme. Është kështu më Kiço?

Kiço Mustaqi: Ajo çështja e organizimit të këtyre shoku Ramiz, të punëve të brendshme, është detyrë e tyre kjo.

Ramiz Alia: Shiko, jam dakord që është detyra e tyre. Unë nuk të kam, nuk dua të ngarkoj njërin apo tjetrin, por unë kam ngarkuar dy veta.

Kiço Mustaqi: E, programet e po, çështja e organizimit të punëve për ruajtjen e rendit u takon Ministrisë së Brendshme dhe duhet ta bëjë. Kur ua kemi shtruar oficerëve që të bëjnë këtë, ne të na kapin për faqe këta civilët, thonë nuk dalim dot sepse duan dhe forcën e ligjit për të vepruar ndaj atyre që kanë pasur kontakt...Oficerët e ministrisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm kanë kërkuar që të mos bëhemi komplist me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ajo të marrë ato çka IDSH, d.m.th. çka i takon me ligj asaj, për arsye sepse në luftën e brendshme, armiku, ajo njeh armikun e brendshëm, ndërsa Ministria e Mbrojtjes Popullore nuk ka mundësi të  veprojë sepse nuk e njeh kush është armiku i brendshëm, nuk e njeh forcën destruktutive. Ka punuar Ademi, ka punuar Halimi me këto, edhe kanë kërkuar forca, siç i kanë kërkuar e kanë marrë forcat dhe i kanë përdorur forcat deri pardje. Fjala vjen, sot i morën neve atij, i nxorëm këtu, nuk na del njeri i thashë. Po të jetë ashtu ama, por të jetë ashtu, ama në qoftë se ai ushtari vret sot, ai vret pa një urdhër, ai vret jashtë ligjit, ndërsa polici vret me ligj. Po vrau ushtari edhe oficeri të vret pa ligj. Pra polici duhet të vrasë, polici vret me ligj.

Ramiz Alia: S’po vret (zhurmë në sallë). Nuk u vra njeri. Të gjithë d.m.th. këtu, s’kam as.., absolutisht nuk e shtroj problemin nga kjo pikëpamje. Unë shtroj çështjen ndryshe, shtroj çështjen që një koordinim i drejt, pikërisht midis forcave të rendit dhe forcave të mbrojtjes ka munguar. Është faji nga forcat e rendit? Mundet më shumë, më shumë duhet të jetë.

Kiço Mustaqi: As mund të bëhet ndryshe dhe s’do të ketë burrë nëne të bëjë koordinim, d.m.th. nuk mund se ka disa rregulla. Nuk mund të marrë koordinimin MMP për rendin. P.sh. po të jepet sonte gjendja e jashtëzakonshme, të tërë këta oficerë ma kanë thënë mua, dalin atje dhe pse pate rendin në dorë, haram e paçin thonë të tërë.

(vijon nesër)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kryeministri Rama foli në parlamentin karagjoz, ku opozita duartrokiste shefin e Rilindjes

Politikë

Kryeministri Rama foli në parlamentin karagjoz, ku opozita duartrokiste shefin e Rilindjes

Kryeministri Rama foli në parlamentin karagjoz, ku opozita duartrokiste shefin e Rilindjes Kryeministri Rama foli sot në parlament se i jap të drejtë Murrizit, Hajdarit, Gjuzit dhe të tjerëve për kërkesat...

PAA:Shqipëria mund tё shkasë nё neo-diktaturë. Rama, lideri i dështuar qё kopjon diktatorёt

Politikë

PAA:Shqipëria mund tё shkasë nё neo-diktaturë. Rama, lideri i dështuar qё kopjon diktatorёt

  TIRANEReferuar raprortit të Freedom House, Partia Agrare Ambientaliste (PAA), paralajmёron mundёsinё e rikthimit tё neo-diktaturёs nga Rama. Në një deklaratë për mediat, PAA apelon që të rinjtë, shoqëria civile dhe grupet...

LËKUNDJE TËRMETI NË QYTETIN E KORÇËS, JA SA ISHTE MAGNITUDA

Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË QYTETIN E KORÇËS, JA SA ISHTE MAGNITUDA

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës. Lëkundja u regjistrua rreth orës 08:30 me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter, sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve. Epiqendra e lëkundjes së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!