Dokumenti i parë për masakrën e 2 prillit 1991 në Shkodër, përpjekja për të mbuluar vrasjet

E Enjte, 02 Prill 2020 16:53
Çapajev Taçi dhe një pjesë e dokumentit të nisur me faks Çapajev Taçi dhe një pjesë e dokumentit të nisur me faks

Nga Kastriot Dervishi

Informacioni i dërguar me faks nga Shkodra është mbase i pari që njihet për ngjarjet e 2 prillit 1991. Të tjerat janë para ose disa ditë pas ngjarje. Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, Çapajev Taçi (1948-2005), informonte ministrin e Punëve të Brendshme. Dokumenti bën fjalë për “përpjekje me forcat e rendit”, në një kohë që dihet që në momentin e vrasjeve nuk ka pasur asnjë përpjekje, pasi ka qenë Arben Broci duke folur. Sigurisht dokumenti kërkon që shfajësojë veprimet e forcave të regjimit kundrejt protestuesve. Çfarë del nga ky dokument? Sigurisht tendenca e tekstit ishte për të ta quajtur ngjarjen si në kushte beteje të armatosur midis palëve dhe vrasjet të përligjura.

***

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Dega e Punëve të Brendshme

Shkodër, 2.4.1991

Informacion (drejtuar) ministrit të Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi, Tiranë

Sot në datën 2.4.1991, rreth orës 7.30, në qytetin e Shkodrës, grupe vandalistësh, të organizuar, kanë bërë miting të kundërligjshëm në qytetin e Shkodrës. Fillimisht janë përqendruar rreth selisë së Partisë Demokratike duke thirrur: “Poshtë Partia e Punës”, “Enver-Hitler”, etj. pas kësaj, në mënyrë të organizuar kanë shkruar para ndërtesës së Komitetit të Partisë së Rrethit. Aty të irrituar kanë sulmuar forcat e ruajtjes së rendit me gurë e mjete të tjera të forta. Disa herë u është bërë thirrje të tërhiqeshin dhe të shpërndaheshin, por ato kanë vazhduar të irrituar të sulmojnë Komitetin e Partisë së Rrethit. Rreth orës 12.00, kanë hyrë në Komitetin e Partisë së Rrethit kanë hedhur shishe me benzinë e dinamit, i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur përfundimisht. Aty kanë marrë edhe dy automatikë të punonjësve të Policisë dhe pistoletën e shefit të Policisë.

Në përpjekje me forcat e rendit (pjesa në fjalë është e dëmtuar në origjinal-shënim), janë vrarë 3 persona dhe plagosur 11 të tjerë, ndërsa nga forcat e degës (pjesë e dëmtuar-shënim) është plagosur rëndë shefi i Policisë Dilaver Papare, zëvendësshefi i Policisë, Gjek Çelaj dhe komandanti i repartit të Policisë Isuf Kulici, ...(dëmtuar-shënim) ndër të cilët 3 janë oficerë dhe 9 policë e ushtarë, si dhe është plagosur e rrahur sekretari i Komitetit të Partisë së Rrethit Xhorxhi Grabova.

Siç e theksuam edhe më lart, nga forcat e ruajtjes së rendit, është bërë thirrje për t’u distancuar nga këto veprime, si dhe u është kërkuar ndihmë drejtuesve të Partisë Demokratike, të cilët kanë ardhur me vonesë, por nuk janë dhënë ndihmesën e nevojshme. Elementë të ndryshëm, dezinformonin duke thënë se “ka rënë edhe Tirana”, “shokun Rami e ka arrestuar Xhelil Gjoni”. Kemi mundur të ruajmë me forcat tona që kemi, Radio Shkodrën.

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme,

Çapajev Taçi

Modifikuar më E Enjte, 02 Prill 2020 17:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...