"Avni Rustemi me ideal fashist, shembull i rilindjes shqiptare"

Tuesday, 21 Prill 2020 11:02

Nga Kastriot Dervishi

Pas pushtimit fashist të 7 prill 1939, figurat e konsideruara antizogiste u evidentuan dhe u nderuan me emra rrugësh, objektesh, shkollash, etj. Ndër të nderuarit ishte edhe vrasësi i Esat Toptanit, Avni Rustemi. Në Tiranë u vu emri sheshit të pazarit (që është edhe sot), ndërsa në Vlorë u zhvillua një ceremoni nderimi. Krahasimi i Avni Rustemit me një fashist të përkushtuar gjendet në shtypin shqiptar të viteve '20. Kuptohej që do përmendej edhe në ceremoninë e vitit 1939. Teksti i mëposhtëm gjendet në: AQSH, F.417 (Avni Rustemi), D.33

***

Fjalimi i mbajtur në varrin e AvniRustemit në Vlorë, 28 nëntor 1939

Zotërinj! Në qoftë se ka pasur një djalosh që i mbushur me frymën e vetëmohimit të pashoq, diti t’u shërbejë idealeve dhe interesave të përgjithshme të kolektivitetit shqiptar, ai ishte AvniRustemi, i cili në një ditë qershorit të bukur, kur gufonte gjaku më i ngrohtë i rinisë së tij, u vra tradhtisht nga pushkatari gjakatar i Ahmet Zogollit, domethënë ra viktimi i fashizmit shqiptar që ai deshi me krijue në këtë tokë të bekuar, pikërisht dy vjet pas përhapjes së fashizmit vetë në Itali. Le të përulemi me një minutë pushimi përpara varrit të këtij martiri të shquar. Avni! Janë mbledhur rreth teje shokët e tu të hershëm, që të përulen me devocion të thellë për shembullin e rrallë që i le historisë së Rilindjes Shqiptare, me martirizimin tënde. Si shenjë adhurimi po të sjellim tri kurora, nga të cilat njërën ta dedikojnë shokët e tu të ish Bashkimit, të dytën kolegët e tu të Vlorës dhe të tretën i vlefshmi shoku yt z.Ndoc Gjeloshi, në emër të Bashkisë së Dukagjinit. Rri i qetë Avni, se ideali yt u përmbush me përhapjen e fashizmit në Shqipëri, në shenjat e Liktorit Perandorak. Shpirti yt qoftë i bekuar dhe përherë në gjirin e të amshmes Perëndi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...