Personaliteti Gaqi Adhamidhi, i njohur padrejtësisht si “doktor Adhamudhi”

Saturday, 02 May 2020 19:52

Nga Kastriot Dervishi

I njohur edhe me emrin Adhamidh Frashëri ose ironikisht dhe padrejtësisht “doktor Adhamudhi”, u lind më 1856 në Frashër të Përmetit. Studioi për mjekësi në Lusanë të Zvicrës. Gjatë kësaj kohe njohu edhe Andon Çakon (Çajupin), i cili më vonë e denigroi me vepër letrare për motive relativisht të dobëta. Gaqi jetoi e punoi kryesisht në Egjipt ku kishte shkuar rreth vitit 1890, por rreth vitit 1909 i rezulton edhe një rezidencë dytësore në Gjenevë. Shërbeu në oborrin e Abbas – Hilmi II si mjek personal dhe u ngrit ne rangun e beut të klasit të parë. Ishte edhe një nga figurat e Institutit e Egjiptian të Kajros. Në Egjipt u martua me Helena Markon, vajzën e Thimi Markos, shqiptar që ishte pasuruar me tregtinë e pambukut. Motrën e Helenes donte ta merrte për grua Çajupi por kësaj martese ju kundërvu Gaqi. Këtu fillon edhe armiqësia personale midis poetit dhe doktor Adhamidhit. Më 1904, në Kajro lindi Paul beu, djali i Gaqit, që do të jetë me vonë shambërlan i Familjes mbretërore në Spanjë. Punoi në spitalin austro – hungarez të Kajros. Më 1913 pjesëmarrës në kongresin e Triestes. Më 1919 – 1920 mori pjesë edhe në një prej delegacioneve shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris. Më 14 mars – 20 maj 1914 ministër i Financave i Shqipërisë. Visar Dodani në librin e tij e ka një ndër personazhet kryesorë e quan “një luftëtar të zjarrtë”. Atje Adhamidhi u bë nismëtar i formimit të një komiteti të emigrantëve politikë si Turhan Përmeti, Syrja Vlora, Omer Vrioni, Visar Dodani, Ekrem Libohova, Ahmet Dino, etj. Vlerësohej ndihma që kishte dhënë në Gjenevë, si dhe miqësia që kishte me amerikanët dhe anglezët. Ishte nënkryetar në Komiteti Kombëtar Shqiptar në Gjenevë me kryetar Turhan Përmetin dhe sekretar Visar Dodanin. Vdes më 1939 në Gjenevë të Zvicrës dhe është varrosur në Nisë të Francës.

Modifikuar më Hënë, 04 May 2020 19:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...