1991/Ahmet Zogu zëvendësohej nga Leka Zogu si “kriminel i arratisur”

E mërkurë, 10 June 2020 14:37

Nga Kastriot Dervishi

Një i ashtuquajtur dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr.3005, datë 23.11.1959, i ndalonte kthimin në atdhe 207 personaliteteve antikomuniste shqiptare. Lista fillonte me Mbretin Zog dhe përfundonte me Dom Zef Çokun (Oroshi). Me rënien e regjimit komunist, autoritetet qeverisëse në vitet 1991-1992 e kishin të paqartë se si duhej të vepronin. Për këtë arsye, ata si novatorë, morën nismën e një interpretimi e ndryshimi nga poshtë.

Në vitin 1991 Ministria e Rendit Publik ishte në mëdyshje juridike se çfarë duhej të bënte me këtë dekret. Shumica e personave të listës kishin vdekur. Ministria bën çudinë e madhe. I jep të drejtë vetes të interpretojë, duke futur parimin e trashëgimisë së penalitetit. Zëvendëson Ahmet Zogun me Leka Zogu, si dhe sikoncepton dekretin me 118 persona, krejt në shkelje me çdo ligj, pasi një organ zbatues nuk mund të ndryshojë një akt ligjor.  Pra, pavarësisht se Leka Zogu nuk kishte asnjë lidhje me luftën, cilësohej “kriminel lufte”.

Me shkresën nr.959, datë 4.9.1991  ministri i Rendit Publik, Bajram Yzeiri, u dërgon degëve të rendit publik listën e re, “të freskuar”, nënshkruar nga shefi i Degës së Vizave, Bujar Peza.

Dekreti në fjalë u rrëzua me nenin 2 të ligjit nr.7660, datë 14.1.1993, “Për disa ndryshime në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë e ish të dënuarve e të përndjekurve politikë”. Pas kësaj dispozite, dekreti nr.3005 ishte i rrëzuar për cilindo shtetas shqiptar të larguar pas lufte, të cilët duke qenë të padënuar, nuk kishin në fakt asnjë akuzë konkrete mbi shpinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...