1990/30 vjet nga fillimi i ngjarjeve të ambasadave

Tuesday, 23 June 2020 16:57

Nga Kastriot Dervishi

Duke filluar nga data 23 mars 1990, kur një kooperativist u kap në murin e ambasadës polake në Tiranë, në ditët në vijim pati përpjekje të veçuara individuale për të hyrë në ambasadat e huaja: greke, italiane, franceze, etj. Më 21 qershor njoftohej se 3 shtetas ishin futur në ambasadën italiane, 3 te ajo franceze dhe 4 te grekja. Por ngjarja që do përshpejtonte zhvillimet është ajo në ambasadën italiane. Pikërisht në orën 21.50 të 23 qershorit 1990, një makinë tip “Liaz” me karroceri të hapur, e drejtuar nga shoferi Fatos Kaceli, shpërtheu murin rrethues të ambasadës italiane (sot selia e ambasadës së SHBA-së). si kundërveprim ndaj saj, ora 23.45 u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadori italian, De Andreis, të cilit iu kërkuar dorëzimi menjëherë dhe pa kushte i 6 shtetasve shqiptarë që kishin hyrë atë ditë. Në raport, midis të tjerash thuhet: “Ambasadori tha se 6 persona hynë në ambasadën ita1iane rreth orës 21.45 me një kamion, i cili pasi shpërtheu derën e hekurt, ndaloi në mes të territorit të ambasadës. Ata kërkuan strehim dhe mbrojtje duke thënë se duan të shkojnë jashtë shtetit. Njeri prej tyre kishte treguar një dokument sipas te cilit ai ishte dënuar dhe kishte kryer 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Ata kishin thënë se kishin kërkuar pasaportë, por nuk u ishte dhënë e se nuk kishin shprese që t 'u jepej, për të shkuar jashtë shtetit”. Ambasadori nuk pranoi dorëzimin e shtetasve shqiptarë. Ndërkohë, Hetuesia përfundonte se autorë përgjegjës ishin:

1-Fatos Kaceli, 30 vjeç banues në Tiranë.

2-Ilir Veizi, 29 vjeç, banues në kombinatin e tekstileve.

3-Lulëzim Hasa, 30 vjeç, nga Durrësi, por punon në kombinatin e tekstileve ku ka hyrë dhëndër.

4-Gëzim Tota, 28 vjeç, banues në Tiranë, i sëmurë psikik.

5-Fatmir Hyka, 25 vjeç, shofer, pa punë, banues në Tiranë.

6-Burhan Kalaja, 41 vjeç, nga Tirana.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...