Elez Biberaj, dokumentet që Sigurimi mblidhte për të

E mërkurë, 01 July 2020 16:41
Një nga informacionet që gjenden në fashikullin për Elez Biberajn Një nga informacionet që gjenden në fashikullin për Elez Biberajn

Nga Kastriot Dervishi

Për personat e spikatur dhe me cilësi si kundërshtarë të regjimit komunist, organi i zbulimit politik hapte dosje përpunimi ose fashikull verifikimi. Një dosje as fashikull dhe as përpunimi, është edhe ajo në ngarkim të Elez Biberajt. Koha e informacioneve është në vitet 1981-1990. Biberaj ishte nga viti 1978 anëtar i Shoqatës së Studimeve Shqiptare. Familja e tij ishte arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi vitin 1951 dhe vendosur në SHBA në vitin 1968. Në dhjetor 1980 ai filloi punë në “Zërin e Amerikës”. Hapje e një dosje ndaj tij u bë fill pasi filloi punë në “Zërin e Amerikës”. Teknika e ndërtimit të dosjes është e thjeshtë. Ajo përbëhet nga raportet e rezidenturës së misionit shqiptar në OKB dhe përpunimi që u bëhej pa cilësi atyre nga Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB. Dosja mund të konsiderohet e dështuar pasi nuk ka realizuar asnjë objektiv. Edhe informacionet si ky bashkëlidhur, janë tejet naive.

Sipas shënimeve, Biberaj ishte treguar i vendosur për të bërë të njohur shtypjen jugosllave në Kosovë, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi. Kontributi i Biberajt për çështjen e Kosovës në fakt po kapërcente vite dhe institucione. Në raport një propozimi të datës 25.6.1982, të përpiluar nga punëtori operativ Ylli Nushi dhe miratuar nga kryetari i Degës së 5-të në Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, sokrat Çomo, thuhej se “qarqet politike dhe ushtarake të SHBA-së” kishin thurur e thurnin “vazhdimisht plane dhe komplote kundër vendit tonë”, për realizimin e të cilave përdornin edhe emigracionin politik shqiptar.

Më 2.5.1982 Biberaj mbajti referatin “Shqipëria dhe bota e tretë” në Universitetin “Columbia” në Nju-Jork, studim i cili hidhte dritë mbi aspekte ideologjike, politike, ekonomike, kulturore të Shqipërisë. Në Nju-Jork, në misionin diplomatik të Shqipërisë, ndodhej oficeri i Sigurimit, Todi Rizo (vijuan më pas Bashkim Spaho, Ilia Zhulati, etj). Ai rakordonte të dhënat e përfituara kryesisht nga burime të hapura si gazetat, revistat, radio, etj, si dhe nga persona që bënin lojë të dyfishtë, duke e futur e zhytur keq në kundërinformacione. Në analizën e fakteve të sjella, informacioni ashtu si ishte përpunohej në Tiranë. Kjo lidhje midis të dyve, me shënime të drejtuesve të Drejtorisë së Tretë, është “përndjekja” që pasuronte dosjen e Biberajt me të dhëna.

Më 26.6.1982 u hartua plani i parë në drejtim të Elez Biberajt. Theksi vihej te grumbullimi i të dhënave biografike. Sigurimi ishte vazhdimisht në vështirësi për të ndërtuar një vijë logjike të informacionit. Pavarësisht kësaj, del qartë se Biberaj ishte shumë i interesuar për çështjen e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Në raportin e datës 18.7.1984 shënohej se Biberaj ishte “në shërbim të zbulimit Merimangës”. Me “Merimanga” kodifikohej SHBA-ja. “Është tip shumë i zgjuar dhe i thellë në mendime. Në të menduar është liberal. Me të mund të ulesh për të biseduar  pavarësisht nga mendimet e ndryshme që ai ruan”-thuhej midis të tjerash në këtë info. Përfaqësia diplomatike shqiptare në Nj-Jork e telefonon vazhdimisht për ta takuar, por Biberaj thotë se pavarësisht se ishin shqiptarë, “qëndronin larg” dhe nuk lidheshin në asnjë pikë takimi. Ai nuk mund të pranonte asnjë takim për aq kohë sa politika e Shqipërisë me SHBA-në nuk kishte ndryshuar apo “nuk do ndryshonte kurrë” siç thonin diplomatët shqiptarë atje.

Në një shënim të datës 23.3.1985 thuhet se “në materialet mbi Kosovën del kundër jugosllavëve dhe në mbrojtje të çështjes së Kosovës”. Në analizat vijues, analizohet studimi “Shqipëria dhe Kina 1962-1978”.

Në një analizë të botuar më 18.4.1985 në gazetën “The Sun”, Elez Biberaj shprehej se me vdekjen e Enver Hoxhës “u ul pushteti i tmerrshëm i policisë sekrete dhe u devijua politika e brendshme e dorës së fortë të së kaluarës”. Sipas tij, pritej që ndryshimet të ishin “të ngadalshme dhe graduale”. Në një analizë tjetër të datës 9.2.1986, sillej në vëmendje shkrimi “Shqipëria pas Hoxhës, dilema e ndryshimit”, botuar në revistën amerikane “Probleme të komunizmit”. Revista e paraqiste Biberaj si “studiues dhe kryeredaktor me rëndësi për çështjet sovjetike dhe të Europës Lindore në USIA”. USIA ishte Agjencia e Informacionit në SHBA. Në këtë shkrim, Biberaj thekson faktin se Hoxha “krijoi një shoqëri tepër të centralizuar”, duke pasuri si instrumente terrorin dhe forcën.

Sipas shënimit të datës 7.7.1985 ishte “person me rëndësi” dhe se shkrimet e tij paraqisnin “qëndrimin zyrtar të SHBA-së ndaj Shqipërisë”. Në raportin e datës 25.10.1989 thuhej se akoma nuk ishte arritur ndonjë konkluzion ndaj objektit, çka do të thoshte se fashikulli nuk përmbante elementët e kërkuar për regjimin. Informacioni i fundi i dosjes është i datës 28.6.1990. Dosja u arkivua më 20.2.1992. Bashkë me fashikullin ishin krijuar më pak se 600 faqe dokumente.

Modifikuar më E mërkurë, 01 July 2020 16:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...