1924/Qeveria e Fan Nolit suprimoi Muzeun dhe Bibliotekën Kombëtare

Premte, 10 July 2020 12:45

Nga Kastriot Dervishi

Në historinë e tyre, disa e kanë quajtur qeveri “demokratiko-borgjeze”. Por krahas gjërave që këqija që qeveria e Noli bëri, nuk është përmendur asnjëherë goditja ndaj kulturës, e pikërisht shkrirja e Drejtorisë së Muzeut dhe Bibliotekës Kombëtare me një akt të pazakontë e të padëgjuar. Pikërisht më 29.8.1924 doli dekretligji për suprimimin në Ministrinë e Arsimit, të Drejtorisë së Muzeut dhe Bibliotekës Kombëtar. Në mungesë të regjentëve (vetëm Sotir Peci ndodhej në atdhe), dekretin e kanë nënshkruar zëvendësisht kryeministri Sulejman Delvina, zëvendësisht ministri i Arsimit, Stavro Vinjau dhe zëvendësisht ministri i Financave Xhemal Bushati (Fletorja Zyrtare”, nr.32, datë 30.8.1924, faqe 2). Për këta, muzeu dhe biblioteka nuk duhej të ishin gjë tjetër veçse pjesë e administratës brenda ministrisë dhe jo organ varësie i saj. Akti nuk pati kohë të linte gjurmë sepse në dhjetor 1924, qeveria e Nolit e la pushtetin.

Pavarësisht se askush nuk kishte cilësinë e regjentit, madje shkonte delegim pas delegimit, akti që ishte tërësisht i qeverisë, sillte suprimimin e:

-Drejtorisë së Muzeut dhe Bibliotekës Kombëtare

-Inspektoria e përgjithshme

-Zyrat e inspektorëve

-Nëpunësi e magazinieri

-Kopshtari i ministrisë dhe muzeut

-Organizatori i muzeut (nga 1 janari 1925)

Në organizimin e ri, muzeu dhe biblioteka konceptoheshin si zyra administrate në seksionet A dhe B të ministrisë, e jo si organe varësie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...