1947/Ernest Koliqi: Amerika e fuqishme do të shpëtojë qytetërimin e vjetër

Premte, 17 July 2020 14:29

Nga Kastriot Dervishi

Në një artikull të botuar në gazetën e Bllokut Kombëtar Indipendent, Ernest Koliqi shpalos bindjet e tij politike mbi rolin e SHBA-së përballë regjimeve komuniste në Europë apo botë. Regjimin e Tiranës ai e quan “minoritet violent”, rend shtypës e mohues të të drejtave të njeriut. Shkrimi i Koliqit ishte frymëzuar nga fjalimi i presidentit Truman.

Pjesë nga shkrimi i Ernest Koliqit, “Shqipëria dhe Perëndimi”

Mesazhi i fortë dhe provedencial i Trumanit, më në fund hedh rreze shprese të gjallë mbi të ardhmen e kombeve nga terrori i kuq. Në emër të qytetërimit dhe demokracisë së shëndoshë tradicionale të Perëndimit, kombi amerikan, koshient i fuqisë së tij dhe misionit të tij në botë, urdhëron një qëndrim të vendosur dhe me vend kundrejt ekspansionit pansllav në Europë. Midis vendeve danubiane dhe gadishullit ballkanik shpërndahet një ndjenjë e papritur dhe beneficientenku populli dyshonte se Perëndimi nuk dinte gjë mbi metodën e violencës të pabesuar që përdor për të shtypur vullnetin e popullit.

Shqipëria dëshiron të pranohet në sistemin e jetës së demokracive perëndimore e cila është e bazuar në vullnetin e shumicës dhe ka karakteristikën e saj bazë, lirinë e institucioneve, qeverinë përfaqësuese, zgjedhje të lira, garanci të lirisë individuale, liri e fjalës, fesë dhe liri e operacioneve politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani luftëtarë të hapur për mbrojtjen e të drejtave të popujve, kanë për detyrë të ndihmojnë ata të hyjnë në familjen e lirë të kombeve perëndimore nga të cilët është shkëputur me forcë.

Shqipëria ka dashuri për Perëndimin, pse e gjithë jeta e saj ka qenë rrënjë e thellë në anëdetin e shëndetit, djepi dhe gjithë qendra e qytetërimit të bukur që ka lulëzuar në këtë botë. Fati i saj është i lidhur në jetën e lirë të kombeve që jetojnë në anëdetin e Mesdheut, ku sot Amerika e fuqishme dhe gjeneroze ka marrë përsipër të shpëtojë qytetërimin e vjetër. Shqipëria duhet të pasojë fatin e saj dhe të thyejë zinxhirët që e kanë lidhur në një gjendje antihistorike. Populli i saj duhet të përkrahet kështu që të jetë në gjendje të shfaqë vullnetin e tij lirisht dhe demokrativisht. Kjo mund të bëhet vetëm me anë zgjedhjesh të drejtuara dhe të zbatuara nën kontrollin e UNO-s. Shqiptarët në mërgim, në emër të popullit të tyre të shtypur nga një minoritet violent, udhëhequr e përkrahur nga agjentë të huaj, kërkojnë dhe shpresojnë këtë.

(“L’Albanie i Libre” nr.1, viti 1947)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...