Plani i Dushan Mugoshës për të vrarë Abaz Kupin

Tuesday, 21 July 2020 13:06

Në traktin e shtatë, Xhelal Staravecka flet për atë që mendonte Dushan Mugosha për Abaz Kupin. Dushani kishte në plan vrasjen e Abazit. Ai flet me përçmim ndaj tij.

Në të njëjtën mendim me Dushanin ka qenë dhe mbetet opinioni i komunistëve edhe sot. Dushanizmi mbetet frymëzues pavarësisht kohërave.

Pjesë nga trakti i 7-të

-Dushan, si qëndron puna e Bazit?

-Ai ktheu gjysmën e fytyrës nga unë, duke mbledhur vetullat dhe me një herë mori ngjyrën më të zezë se ç’e kishte dhe mbasi hoqi fort në zemër, më tha:

-Cili Baz? Bazi i s’amës? Shpejt ke për t’i a marrë vesh haberin. Ai tradhtoi, po do ta paguaj me kokë.

-Është e vështirë, i them unë, se ai ruhet.

-Partizanët tanë e bëjnë dobërdan në mes të natës. Unë e dija lojën e Bazit dhe për këtë qysh prej kohësh kisha vendosur ta zhdukja, mirë po një shok më tha se Bazi është bajraktari i maleve të Gegërisë dhe sado që shitet zogist, do të punojë me ne dhe për ne. Mirë më gjeti dëgjova atë dhe Bazi na i bëri kështu, më tha Dushani.

Posa mbarova bisedimin mbi Bazin, shpejt me një herë po mendoja të gjeja një bisedim tjetër për të kuptuar nga Dushani se ç’donte të thoshte ose ç’kuptim kishin fjalët e tija: “Bazi është bajraktari i maleve të Gegërisë dhe sado që shitet zogist do të punoj me ne dhe për ne”. E gjeta. Filloj dhe pyes.

-More Dushan, mos na i bën edhe Haxhi Lleshi si Bazi i Canit?

Ai qeshi dhe më tha: Jo mor budallë, Haxhi Lleshi s’e bën kurrë.

Ahere e pyes përsëri: Po, a është anëtarë partie Haxhi Lleshi, që ti paske kaq besim? (Mbasi anëtarët e Partisë, more i dashur popull shqiptarë, janë vegla automatike të çdo lloj pune, apo krimi që urdhëron Dushani).

Ai mu përgjigj:

-Nuk është inkuadruar në Parti por s’ka nevojë, Xhelal.

Mirë po unë dua t’i a heq petën lakrorit dhe e pyes prapë Dushanin:

-Si është e mundur të mos jetë nevojë dhe si është e mundur që juve të keni kaq besim të madh, pa qenë anëtar partie?

Dushani, këtë radhë me zë të ulët, sado që afër nesh s’kishte kurrkënd (kjo ishte shenja që unë ta mbaja sekret) kthehet e më thotë:

-A i ke dëgjuar Lleshët e Dibrës, ti Xhelal?

-Po, i them unë.

-Ata, thotë ai, prej kohësh kanë qenë miqtë tanë. Për atë familje s’duhet asnjë garanci. Ata s’na tradhtojnë kurrë neve.

I shkreti Dushan sa më besonte mua. Kujtova se ajo mëndje djallëzore, që këtë radhë e në këtë bisedim falimentoi, nuk do ta nxirrte sekretin në shesh dhe Lleshët e Dibrës do të m’i prezantonte brenda kuadrit të luftës nacionalgënjeshtare dhe jo të kohëve të kaluara, pse natyrisht Lleshët e kohës së kaluar i njeh mirë populli shqiptar që janë serbo-shejtani më shponte, po unë s’dija se si ta nxirrja këtë sekret nga goja e Dushanit, mbasi prej kohësh i vërtitesha për këtë qëllim. Këtë radhë ma dha faktin në dorë se lufta e jonë, e bërë me kaq sakrifica, djegie, vrasje, shkallmime e mjerime, nuk paska qemë një luftë e bërë prej kombit tonë dhe për kombin tonë, por e bërë prej shqiptarëve, e dirigjuar prej serbëve për pansllavizëm. Hajde, hajde moj Shqipëri, edhe këtë radhë që e zbraze mbi Tepelenë, siç thotë fjala popullore, e zbraze jo për veten tënde po për botë të huaj. Poshtë terrori! Jashtë të huajt! Rroft bashkimi!

(Pjesë nga trakti i shtatë. Teksti është korrektuar sipas gjuhës letrare)

Modifikuar më Tuesday, 21 July 2020 15:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...