1943/Mbledhja e Tapizës, midis Nacionalçlirimtares dhe Ballit Kombëtar

E Enjte, 30 July 2020 11:20
Foto ilustruese Foto ilustruese

Nga Kastriot Dervishi

Më 26 korrik 1943, Tapizë të Tiranës në shtëpinë e Is’han Toptanit u zhvillua një bisedë paraprake midis delegacionit të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe delegacionit të Ballit Kombëtar, në lidhje me një marrëveshje politike. Te Nacionalçlirimtarët ishte ende Abaz Kupi, i cili shpresonte të forconte pozitat e tij. Informacioni mëposhtëm është nxjerrë nga një dosje e Arkivit të PPSH-së, e cila nuk është origjinale. Dokument tjetër nuk është gjetur.

Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar përbëhej nga:

-Abaz Kupi

-Myslim Peza

-Ymer Dishnica

-Mustafa Gjinishi

-Kamber Qafmolla (ende kryetar formal i Frontit)

Delegacioni i Ballit Kombëtar i përbërë nga:

-Mit’hat Frashëri

-Hasan Dosti

-Faik Quku

U pranuan së dëgjues: At Lekë Luli, Is’han Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata. Kryetar i mbledhjes u zgjodh Mit’hat Frashëri dhe sekretar Mustafa Gjinishi. Pas bisedimeve u arrit në përfundimin për të kryer një luftë të përbashkët kundër pushtuesit si dhe për miratimin e një shpalljeje të përbërë prej 5 pikash:

I-Formimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë

II-Komiteti do kishte këtë program:

1-Luftë të menjëhershme kundër pushtuesit për çlirimin e Shqipërisë

2-Sigurimin e pavarësisë në kufijtë e 1913-s, me qëllim të mëtejshëm bashkimin kombëtar me trojet e mbetura jashtë vendit, sipas Kartës së Atlantikut.

3-Një Shqipëri të lirë, indipendente e demokratike të vërtetë.

4-Forma e regjimit i lihej popullit të vendoste me anën e një asambleje kushtetuese, të zgjedhur nga populli (me sistem zgjedhor “sufrazh universal).

5-Komiteti pushonte së ekzistuari deri në formimin e qeverisë së përkohshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...