1943/Dy ditët e mbledhjes së Mukjes

E Enjte, 30 July 2020 12:09

Në dy ditët të tjera të mbledhjes së Mukjes, u diskutua sërish për çështje teknike, si dhe u miratua një organ i përbashkët në rolin e një qeverie të përkohshme.

Mbledhja e 2 gushtit 1943

Filloi sërish me ndryshime të marrëveshjes së 26 korrikut. Pika II/5 u ndryshua kështu: “Komiteti definitiv të caktohet brenda datës 8 gusht 1943. Deri në caktimin e komitetit definitiv, detyrat e këtij të caktuara në procesverbalin e marrëveshjes do të ushtrohen prej një komiteti provizor. Komiteti midis atributeve të tjera, ka edhe atributin e proklamimit të independencës. Pika e parë me të cilën do të merret komiteti definitiv është çështja e proklamimit të independencës. Komiteti provizor do të përbëhet nga 12 veta, nga 6 për secilën palë”.

Mbledhja e 3 gushtit 1943

Më 3 gusht 1943 u mblodh për herë të parë Komiteti i Përkohshëm i Shpëtimit të Shqipërisë, i përbërë nga: Hasan Dosti, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Vasil Andoni, Et’hen Haxhiademi, Xhemal Herri nga Balli Kombëtar dhe: Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Spiro Koleka, Vasil Nathanaili, Malo Frashëri, Haki Stërmilli. Shtabi përbëhej nga Hasan Dosti kryetar dhe Mustafa Gjinishi sekretar. Komiteti lëshoi edhe një shpallje me thirrjen “Ja vdekje, ja liri”, në të cilën theksohej lufta e përbashkët me aleatët, lufta për një Shqipëri etnike, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...