1977/Fotot e procesit ndaj klerikëve në Shkodër

Premte, 18 September 2020 16:47

Nga Kastriot Dervishi

Gjykimi ndaj 4 klerikëve katolikë në Shkodër u zhvillua më 27-29 prill 1977. Pamjet e atyre që ishin në moshë të thyer flasin më shumë se çdo. Dy prej tyre vdiqën gjatë kohës së burgimit pa mundur ta çonin deri në fund burgimin e gjatë. Në këtë proces u përfshinë:

-Imzot Ernest Çoba. Në vitet 1957-1967 ishte kryetar i Kishës Katolike. Arrestohet më 1976 dhe dënohet me 25 vjet burgim. U arrestua më 3.4.1976 (kur ishte 63 vjeç) në bazë të nenit 64 dhe 73 të Kodit Penal. U dënua me 25 vjet burgim. Vdiq më 7.1.1980 në spitalin e burgut në Tiranë.

-Dom Lec Sahatcija. U arrestua më 17.9.1976 (kur ishte 70 vjeç) në bazë të neneve 64, 67, 73 të Kodit Penal. U dënua me 25 vjet burgim. Vdiq më 4.4.1986 në spitalin e burgut në Tiranë.

-Dom Zef Simoni (Hardhija). U arrestua më 13.7.1976, në bazë të neneve 73 dhe 218 të Kodit Penal.  U dënua me 15 vjet burgim.

-Dom Kolë Toni. U arrestua më 13.7.1976, në bazë të neneve 73 dhe 218 të Kodit Penal. U dënua me 13 vjet burgim.

Vendimi u dha nga Gjykata e Rrethit të Shkodrës e drejtuar nga Shefqet Muçi, me pjesëmarrjen e prokurorit Faik Minarolli, me vendimin nr.108, datë 29.4.1977. Midis të tjerave, prokurori i çështjes deklaroi: 

“Ju shokë gjyqtarë, nuk mund dhe nuk duhet të harroni se imperializmi, social-imperializmi revizionist modern e reaksionar, përgatitën komplote, diversione nga më të ulëtat kundër pavarësisë dhe lirisë së atdheut tonë, se njerëzit që juve po gjykoni dhe për të cilët do vendosni juve, kanë qenë në shërbim të këtyre agjentëve dhe se lufta kundër tyre është një detyrë politike me nevojë historike. Unë nuk jam akuzues i vetëm. Me mua akuzon sot gjithë populli, të gjithë ata që kanë rënë viktima të mashtrimeve, komploteve, intrigave dhe përdhunimeve nga më të turpshmet dhe më kriminalet. Me mua akuzon sot zëri i dëshmorit Bardhok Biba, e Mark Gjergjit, me mua akuzojnë sot zëri i dëshmorëve Marta e Prenda Tarazhi dhe arsimtarit Ndrec Ndue Gjoka dhe sa e sa dëshmorëve të tjerë, që kanë rënë viktima të intrigave dhe komploteve të kurdisura nga kleri reaksionar në gjirin e të cilit kanë bërë pjesë shumica nga këta të pandehur. Shokë gjyqtarë! Duke vendosur për këta armiq të popullit dhe të partisë, duhet të jeni të ndërgjegjshëm për detyrën tuaj që është mbrojtja e popullit tonë nga armiqtë dhe agjentët e tyre. Prandaj vendimi juaj të jetë i drejtë, por i rreptë. Ai lipset të shprehë urrejtjen e popullit tonë për imperializmin e social-imperializmin, revizionizmin modern e agjentët e tyre. Ai duhet të shprehë dashurinë e madhe të popullit tonë për partinë, pushtetin dhe Komitetin Qendror me shokun Enver Hoxha në krye”.

Modifikuar më Premte, 18 September 2020 16:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...