1943/Aksioni i njësitit gueril për këpucë grash dhe pllakati fals në bulevard

Saturday, 10 October 2020 16:54

Nga Kastriot Dervishi

Te godinat e ministrive (përfshi atë të bashkisë sepse godinë ministrie ka qenë) në Tiranë, gjenden të vendosura 4 pllakate që bëjnë fjalë për aksione të njësiteve guerile në vitet 1942-1943. Ato lidhen me rrëmbimet e shaptilografëve e gjëra të tjera të këtij lloji. Asnjë godinë ministrie nuk ka të shënuar vitin e ndërtimit dhe funksionet. E çuditshme është se nuk gjendet asnjë aksion që t’i përkasë periudhës së pushtimit gjerman. Për të kompensuar këtë, një “aksion” të bërë në Ministrinë e Arsimit (sot Ministria e Financave) e kanë paraqitur me datë të falsifikuar. Ngjarja i takon gushtit 1943, ndërsa pllaka ka të shënuar atë 14.10.1943. Aq ishte shkrehur shteti atëherë, saqë në mes të Tiranës, u morën nga Ministria e Arsimit 7 makina me materiale e veshmbathje të destinuar për shkollat. Ngjarja gjendjet e përshkruar në ditarin e Haki Stërmillit, në shënimin e datë 6.9.1943. Siç e përshkruan Stërmilli, aksioni dështoi sepse në vend që të merrte këpucë burrash, mori grash.

Kujtimet e Haki Stërmillit (që gjenden në AQSH)

Këtu ndeshën një djalosh e cili quhesh Xhemal Driza, ishte tiranas që kishte ardhur nga Tirana. Priste disa shokë prej Tirane dhe mandej së bashku do të shkonin në çetën e Dajtit. Ai na tha se këto ditë, në bashkëpunim me disa shokë dhe bazën e partisë, kishte tërheqë nga depot e Ministrisë së Arsimit disa mijë palë këpucë. Aksionin e paskan krye natën, me kamionë. Italianët dhe veglat e tyre qenkan shqetësuar mjaft nga kjo humbje. Por ai s’ishte i kënaqur për shkak se këpucët paskan qenë për gra e jo për burra, sikurse kishte pandehë dhe i kishte raportuar partisë për me marrë autorizim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...