1946/Aranit Çela: Kosova e vendosi vetë fatin e saj

Hënë, 26 October 2020 10:35

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1944 revista e jezuitëve “Leka” botoi një studim në lidhje me të drejtat e Shqipërisë etnike. Ky ishte një punim historik, i cili mendohej të ishte gatshëm për çdo rast nëse shteti shqiptar do paraqitej në konferencën e paqes. Në procesin tërësisht të montuar ndaj Bashkimit Shqiptar, në të cilin u pretendua një organizatë e madhe e drejtuar nga profesorët e seminarit jezuit, doli fare qartë e vërteta. E ashtuquajtura “organizatë” nuk ishte gjë tjetër veçse në disa letra të xhakojve. Nuk kishte asnjë pjesëmarrje të profesorëve që u paraqitën si “drejtuesit” e saj, për të mos folur në vijim për veprimtari me karakter “fashist”, “terrorist”, etj. Profesorët klerikë, bënë një mbrojtje me të vërtetë dinjitoze. Prokurori Aranit Çela sulmon At Daniel Dajanin pse revista “Leka” kish botuar punimin historik në fjalë, duke pretenduar synimin për të penguar luftën. Kurrkund nuk mund të dilet me tezën se fati i luftës qenka në një punim historik. Për Aranit Çelën, Kosova e kishte vendosur vetë fatin e saj, duke qëndruar në Jugosllavi, sigurisht.

Pjesë nga procesi gjyqësor i datës 12.2.1946:

At Daniel Dajani: në vitin 1944 librin mbi Shqipërinë etnike e kemi shtypur ne dhe ky është një studim historik.

Prokurori: Shokë gjyqtarë! A ka qenë koha në vitin 1944 që Patër Dajani e Padër Fausti me shokët e tyre të kërkonin Shqipërinë etnike pa dalë okupatori? Kjo nuk arsyetohet.

At Daniel Dajani: Ai është një studim i gjatë për t’u paraqitur në konferencën e paqes.

Prokurori: Shokë gjyqtarë! Në Kartën e Atlantikut është vendosur që çdo popull është i lirë të vendosë mbi fatin e tij dhe në këtë rast, populli i Kosovës ka vendosur vetë mbi fatin e tij, por këta kanë dashur me na fut në luftë me Jugosllavinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...