1993/Kur Koço Devole kërcënohej me vdekje

Hënë, 09 November 2020 10:13
Letra kërcënuese dhe një foto nga tekomedia “Gjuetia e fundit” Letra kërcënuese dhe një foto nga tekomedia “Gjuetia e fundit”

Nga Kastriot Dervishi

Telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, në të cilën bëhej satirë me diktatorin dhe shefin e fundit të rojeve të tij, kur u shfaq në fund të vitit 1992 u prit mjaft mirë nga publiku. Njëkohësisht,  zemëroi kategorinë injorante enveriste dhe elementin persekutor, i cili edhe në ato kushte nuk mund të rrinte pa reaguar në mënyrën që dinte nëpërmjet letrave apo telefonatave kërcënuese anonime. Ndërsa kërcënimi telefonik ishte më i vështirë në atë kohë se shumicës së tyre iu morën telefonat, mjet i vetëm frikësues mbetën letrat anonime. E sjell këtë letër sot për ta krahasuar me sulmet me të njëjtat përmbajtje me profile anonime edhe në rrjete sociale. Letra kërcënuese iu dërgua aktorit të njohur në qendrën e tij të punës, Estradën e Tiranës. Për këtë, kërcënuesi kish zgjedhur një kartolinë të Shtëpisë Botuese “8 nëntori”.

Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”. Letra i takon datës 6.1.1993.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...