Kripa e komunizmit në tregime

Hënë, 16 November 2020 10:55
Kasollja e Galigatit e Ymerit dhe Hurmasë, vendi ku u zhvillua debati ideologjik mbi begatinë e komunizmit. Këto kallama e barishte ishin shpallur monument kulture Kasollja e Galigatit e Ymerit dhe Hurmasë, vendi ku u zhvillua debati ideologjik mbi begatinë e komunizmit. Këto kallama e barishte ishin shpallur monument kulture

Kur ishte në pushtet, Tarrasi zbatoi edhe një porosi të anesë në lidhje me racionimin e ushqimit. Djathin e “kripi” me triska e tollona.  Aneja e kish porositur mirë se si të mos mbaronte shpejt djathi. Ja si përshkruhet çasti kur Tarrasi ha bukë me djathtë në fillim të vitit 1944 në kasollen e Galigatit në Gramsh.

Merreni lexojeni këtë pjesë nga faqet 294-297 të librit “Mes njerëzve të thjeshtë”, (Tiranë 1984) i autorit Enver Hoxha. E njëjta teknikë agjitpropi e gënjeshtrës me lugën bosh përdoret edhe sot. Autori tregon për bujtjen në kasollen e Ymer Cohës dhe nënë Hurmasë në Galigat të Gramshit, diku nga fillimi i vitit 1944. Shikoni si e jep pretendimin e fshatarit Ymer Coha për jetën.

***

U shtrua sofra, u ça kulaçi i fortë si guri, por i ëmbël si sheqeri, ndonëse në të s'kishte asnjë grimë sheqeri, por ishte i ëmbël se qe gatuar me ndjenjën e dashurisë së pastër e të sinqertë të zemrave bujare të këtyre njerëzve të varfër të popullit. Në dritën e kandilit, afër zjarrit, hanim kulaçin prej misri që e prodhonte toka e varfër e Galigatit, kulaçin e mbrujtur nga dora e një gruaje shqiptare, që e kishte pjekur saçi i saj prej teneqeje. Neve na dukej sikur ishim në një banket të madh. Ajo na vuri përpara nga një kokërr qepë.

-Hajeni kulaçin me gjizë, biro, se gjiza është e kripur, - tha Hurmaja.

-Ma ke gjetur zemrën me këtë gjizë të kripur, - i them, - se unë jam gjirokastrit dhe plaka ime djathit i hidhte shumë kripë, pikërisht që të mos hanim shumë. Na jepte nga një cope të vogël, me një çikë kulaç dhe e hanim, ose e lëpinim, si me thënë, djathin, dhe e ngjyenim kulaçin shumë herë në shëllirën e tij të kripur. Po pse rri në këmbë, - i them Hurmasë, - hajde këtu afër meje.

-Jo, - tha ajo, - gratë rrinë në këmbë.

***

-Shoku komisar të zuri gjumi?

-Ja, po më zë Ymer, — i thosha.

-Po sa pa fjetur, a mund të më thuash edhe një gjë?

-Fol Ymer.

-A do të ketë para kur të qeverisim ne?

-Do të ketë Ymer, por do të jetë paraja jonë, paraja e popullit, këtë para që kemi sot do ta çjerrim e do të shtypim të reja që do të kenë vlerë të madhe dhe do ta mbushim tregun tonë me mallra e me prodhime që do t'i bëjmë vetë, këtu në vend.

Dhe Ymer Coha vazhdonte të më pyeste:

-Po kripë do të kemi shoku komisar?

-Patjetër do të kemi, -i përgjigjesha, - i tërë deti do të jetë yni. Gjermanët dhe tradhtarët do t'i flakim tej. E ke parë detin?

-E kam parë, -thoshte Ymer Coha, -kur kam qenë ushtar në Durrës. Pra, i gjithë bregu i detit do të jetë yni dhe kripa del nga deti, kështu që do të kemi plot.

-Del edhe nga toka Ymer. Ne do të nxjerrim kripë edhe nga deti, edhe nga toka dhe atë do ta shesim fare lirë.

-O sa i mirë është ky komunizmi! – thoshte Ymer Coha.

-Dhe tani fli, shoku komisar, fli se të lashë pa gjumë.

-Jo Ymer, unë do të bisedoj me ty derisa të gdhihet, derisa të dalë dielli dhe bora të shkëlqejë. Por dielli do të shkëlqejë tamam i fuqishëm kur ne të mundim armikun; atëherë në atdheun tonë do të ndritë dielli i lirisë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...