“Enveri është kryekanibal, aktor, homoseksual, kameleon, dështak, bishë, jago, tartuf, pusht dhe prostitutë politike”

Hënë, 30 November 2020 11:51

Nazim Sait Brahimi, Ferit Tahja, Cuf Tahja (të dy vëllezër) u arrestuan dhe dënuan në vitin 1975 në Shkodër për shpërndarje traktesh. Në këto trakte diktatori i Shqipërisë, drejtuesi i një regjimi shtypës dhe terrorist, cilësohej me një varg epitetesh. Në letrën nr.56, datë 18.10.1975 të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Shkodër për sekretarin e parë të Komitetit të PPSH-së së Rrethit, Prokop Murra, për këtë gjykim, ndër të tjera thuhej: “Në traktet dhe fletushkat që kanë shkruar këta tre armiq, nuk janë kufizuar vetëm në përdorimin e shprehjeve dhe thirrjeve për përmbysjen e pushtetit popullor, por kanë përdorur edhe fjalë shumë fyese e cinike kundër udhëheqësve kryesorë të partisë e të shtetit. me këto shprehje ata demaskuan veten si armiq të tërbuar të partisë e të pushtetit popullor dhe nga ana tjetër nxorën në pah degjenerimin e tyre politik dhe moral”.  

***

Një trakt i hedhur

PQKT

Kriminelët e Tiranës janë në grahmat e fundit të jetës. Për të fshehur gjendjen ata organizojnë manifestime dhe bëjnë gjyqe nga ato të Shvjegut, fjalime më të avancuara se ato të Duçes dhe Hitlerit. Bëjnë kurban shokët e vet dhe flasin për bllokada në një kohë kur jetojnë në vila, blejnë vetura, shtrojnë dreka e darka që i vetmi monark (Zogu) as më mund t’i ëndërronte. Ti vetëm bukë e djathë! Mjaft më. Borgjezohesh. Po ke një të drejtë: propozon me e heq djathin. Rroga jote ulet çdo ditë. Direkt e tërthoras ngrihen çmimet. Popull si ke një të drejtë: me propozuar uljen e pagës tënde, me zmadhuar normën e punës, mos me kundërshtuar asnjë urdhër dhe mundësisht luaj rolin e gomarit të Nastradinit. Punë pa ngrënë se ka edhe më keq: burgu. Shqipëria u kthye në burg të zi, në burg! Ç’duroni më? Luftoni e mos e ulni veten kaq poshtë. Përveç armëve ka edhe mjaft mjete për t’i luftuar këto shushunja, bisha, vrasës. Mehmeti është kanibal. Enveri është kryekanibal, aktor, homoseksual, kameleon, dështak, bishë, jago, tartuf, pusht dhe prostitutë politike.

Poshtë qeveria kriminale e Tiranës (LSH)

Modifikuar më Hënë, 30 November 2020 15:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...