1947/Gazetari ishte masakruar dhe paralizuar

Premte, 08 Janar 2021 09:53
Gazetari Kolë Berisha në hetuesi në vitin 1947 Gazetari Kolë Berisha në hetuesi në vitin 1947

Nga Kastriot Dervishi

 

Në procesin ndaj antifashistëve të dënuar si proamerikanë, del edhe fakti se Gazetari Kolë Berisha, 41 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë, arrestuar më 19.9.1946, ishte i paralizuar. Kola kishte mbaruar liceun e Korçës në vitin 1928, me profesion gazetar. Deri në vitin 1939 punoi si redaktor në gazetat apo revistat si: “Telegraf” (të Kostë Çekrezit), “Vatra” (të Timo Dilos), “Diana” (të Medin Begos), “Shqipëri e Re” (të Mihal Xoxes që dilte në Kostanca), “Gazetës së Korçës”, “Arbënia” (të Nebil Çikës). Në fillim të vitit 1943 arrestohet prej italianëve dhe bashkë me nënën e adoptuar, Merushe Topulli, burgoset në Bari të Italisë. Atje lirohet prej amerikanëve në tetor 1943. Belaja do vinte në Shqipëri.

 

Dëshmia

Faktin e paralizës së Kolë Berishës, e jep i pandehuri Shate Dulla, i vitlindjes 1919, nga Kuçi i Kurveleshit, i dënuar në kohën e fashizmit me 15 vjet burg për vrasje për motive personale, (më pas partizan i Brigadës së 27). Dulla u dënua me 20 vjet burgim. Në një letër të mëvonte pas dënimit të Koçi Xoxes shkruante se e kishin pyetur hetuesit e Sigurimit: Petrit Arbana, Raqi Zavalani, Niko Bimli, Avram Koja, Muço Saliu, Avni.... Të gjithë kërkonin të pohonin se ishte “agjent i amerikanëve”. Në këtë letër, midis të tjerash shkruan:

“Për të gjitha këto (akuzat-shënim) që më bëheshin unë mbeta i habitur, pse s’dija gjë. Unë iu përgjigja se s’jam agjent dhe s’pranoj nga këto pse nuk janë të vërteta. Toger Petrit Arbanës tre net rresht i thashë të vërtetën, por ai s’mbeti i kënaqur me të vërtetën, por donte të pranoja akuzat që më bëheshin. Mbasi unë po qëndroja gjithnjë në të vërtetën, ata u grumbulluan të gjithë rreth meje dhe me urdhrin e kapiten Muços më filluan torturat të cilat ishin: rrahje, ujë të ftohtë, hekurat, korrent, pa bukë, lakuriq në çimento, pa ujë, etj, etj.

Me të gjitha këto që më bëheshin unë qëndroja në të vërtetën. Torturat zgjatën 8 muaj deri sa erdhi toger Avdul Hakiu, i cili më gjeti në këmbë. I thashë më mirë më pushkatoni të pafajshëm. Atëherë ai më thirri në zyrë dhe më pyeti rreth akuzave. Mua, për të pranua akuzat që më bëheshin më nxorën në ballafaqim Kolë Berishën, gjysmë të vdekur dhe të paralizuar nga torturat. Atë e pyetën nëse kisha firmosur kontratë apo deklaratë. Ai iu përgjigj se nuk dinte gjë. Ata i treguan kërbaçin. Atëherë ai tha se mund ta kisha firmosur. Por megjithatë, unë qëndrova në të vërtetën. Me gjithë se unë rezistova në të vërtetën, ata kishin shkruar disa gjëra që nuk ishin të vërteta. Unë nga vuajtjen e tepërta e firmosa. Oficerët hetues më thoshin se s’kishin për qëllim të më dënonin mua, por me këto donin të demaskonin amerikanët. Kur dola në gjyq, thashë të vërtetën, siç e kisha thënë në hetuesi, se akuzat s’janë të vërteta dhe çdo dënim që do më jepnin ishte i padrejtë, pse jam i pafajshëm dhe e vërteta do dalë në shesh”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...