Letra e bashkëpunëtorit të Sigurimit: jetën ia dedikoj partisë, por ajo të më ruajë

Premte, 22 Janar 2021 14:37

“Dara” ishte një prej bashkëpunëtorëve të kampeve dhe burgjeve. I rritur jetim, i rënë në burg në moshë të vogël për çështje ordinere, i arrestuar më 5.10.1978 kur ishte ushtar në Repartin nr.8001 Shkodër, u dënua në bazë të nenit 55/1. Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.8, datë 25.1.1979, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Vendimi i dha para repartit. Duke e ndjerë veten të dekonspiruar dhe të pasigurt, me një letër kërkohen që të mbrohej.

Pjesë nga letra

I nderuar ministër!

Aktualisht që nga dita kur pata nderin e madh dhe fatin e lumtur të jem bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të Shtetit, provova si asnjëherë domosdoshmërinë e mbrojtjes me konsekuencë të vijës së partisë, shtetit, revolucionin e atdheun socialist., duke përmbushur shkëlqyer detyrat e ngarkuara kurdoherë, pse vetëm kështu mund të shlyej sadopak fajin e bërë kohë pas kohe.

Jetën time ia dedikoj partisë e popullit, sepse pa i çelur sytë mirë, ndjeva dashurinë e kësaj nëne të madhe për vite me radhë, deri sot, pasi në veçanti për fëmijët jetimë si isha edhe unë, provova se ç’do të thotë të mos e ndjenim mungesën e prindërve, sado jetonim në shtëpinë e fëmijës dhe bashkëmësonim me shoqe e shokë që kishin prindër. Dhe më tepër di se po të ishte partia, fati im nuk do të ishte më i mirë se i “Lulit të vogël” të Shqipërisë së paraçlirimit, sikurse dot i milionave fëmijëve që në botën kapitalito-revizioniste, krahas proletariatit shtypen e shfrytëzohen egërsisht nga bosët kapitalistë e borgjezia vendase.

Ju shpresoj të kontribuoni energjikisht së pari për të mirën e partisë dhe timen, duke patur në kujdes të mos më harroni deri në çështjet kardinalë dhe së dyti të më siguroni që për asnjë pakujdesi të organeve vartëse të mos rastisë takimi në kampe me elementë që në rrethana të ndryshme, për interesat e revolucionit, kanë krijuar ndaj meje hasmëri, kur unë i kam shpartalluar ata. (njëri nga ato ndodhen në Spaç).

Çështja është se pa përmbushur betimin se ku partia të lejë gjurmët dhe koka unë me trup të vejë pas tyre, më vjen keq të dëmtohem pa qenë nevoja. Ajo le të ndodhë kur partisë t’i interesojë, sepse si shpërblim jeta ime është dhurata më e paktë.

Ballsh, 17.4.1980

Me respekt “Dara”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...