1939/Njoftimi në Parlament i lindjes së princit trashëgimtar

Hënë, 05 Prill 2021 11:16

Më 5 prill 1939, dy ditë para pushtimit fashist, lindi princi trashëgimtar i Shqipërisë. Njoftimi për këtë ngjarje iu dha deputetëve të Parlamentit shqiptar. Procesverbali i mëposhtëm përshkruan këtë njoftim, si dhe deputetët që ishin të pranishëm dhe ata që mungonin.

***

Mbledhja hapet ditën e mërkurën, më 5.4.1939, ora 11.00. Kryesohet nga nënkryetari Hiqmet Delvina.

Të pranishëm: Fejzi Alizoti, Fuat Asllani, Vasil Avrami, Andon Beça, Ali Begeja, Dervish Biçakçiu, Ibrahim Bibçakçiu, Lec Çoba, Ferit Dervishi, Izet Dibra, Faik Dishnica, Jashar Erebara, Loni Gjini, Ahmet Hastopalli, Rexhep Jella, Dhimitër Kacimbra, Sabri Kaltanji, Lame Kareco, Mihal Kaso, Ismet Kryeziu, Xhavit Leskoviku, Tefik Mborja, Jani Melo, Hamit Myftiu, Hafiz Xhemal Mullahi, Xhemal Naipi, Abedin Nepravishta, Thoma Orogolla, Petro Poga, Surja Pojani, Ahmet Resuli, Halit Rroji, Fiqri Rusi, Abdurrahman Saliu, Sandër Saraçi, Ejell Serreqi, Simon Simonidhi, Qani Sulejmani, Sadik Shaska, Terenc Toçi, Ekrem Vlora, Ferit Vokopola, Hysen Vrioni, Sali Vuçiterni, Zoi Xoxa.

Mungonin: Pandeli Evagjeli (kryetar i Parlamentit, sëmurë), Jak Koçi, Ekrem Libohova (ministër i Punëve të Jashtme), Stavro Stavri, Omer Strazimiri (me leje), Shefqet Vërlaci.

Në tribunën e ministrave ndodheshin: Kosta Kotta (kryeministri), Abdurrahman Dibra (ministri i Arsimit), Musa Juka (ministri i Punëve të Brendshme), Faik Shatku (ministri i Drejtësisë), Sait Toptani (nënministër i ekonomisë Kombëtare) dhe Kolë Thaçi (ministër i Financave).

Hiqmet Delvina: Shumica është. Mbledhja hapet. Qeveria mbretërore paraqitet sot përpara përfaqësuesve të kombit që të bëjë një komunikim shumë gazmor.

Kostaq Kotta: Të ndershëm kolegë! Kam nderin e fatin e lumtur të sjell në dijeni të përfaqësisë kombëtare në këtë ditë të lumtur, lajmin më gazmor për popullin shqiptar: sot lindi tradhëgimtari i fronit shqiptar (duartrokitje dhe rroftë). Le t’i lutemi fuqimadhit Zot ta ruajë me shëndet të plotë, t’i japë ditë të gjata, ta rritë me shpresat e popullit që trashëgimtari i sotëm, mbreti i nesërm i Shqipërisë së dashur, të shënojë në faqet e historisë sonë, si i ati ti tij august, faqe të arta (duartrokitje dhe rroftë).

Hiqmet Delvina: E nderuara qeveri! Të dashur kolegë! Duke e quajtur veten time se bëhet interpret i zemrave tuaja, në këtë minutë shpreh të emër të përfaqësisë kombëtare, gëzimin, lumturinë, fatbardhësinë që ndjejmë sot mbi ardhjen në dritë të trashëgimtarit të Fronit të Shqipërisë e të shqiptarëve (duartrokitje). Ju ftoj të gjithëve të gjunjëzohemi përpara fuqisë hyjnore e ta lusim t’i japë jetë të gjatë, shëndet, lumtur dhe fat. T’i japë atë fat që ka edhe ati i tij august për mbrojtjen e kombit, atdheut, të popullit, independencës sonë shumë të shtrenjtë (duartrokitje e brohoritje rroftë). Le të bashkohemi të gjithë me mua e t’i lutemi Perëndisë  t’u japë shëndet, lumturi edhe fatbardhësi, Mbretit e Mbretëreshës sonë auguste (duartrokitje e rroftë).

Do t’ju lutem zotërinj që një përfaqësi e zgjedhur nga çdo grup të shkojë e t’i paraqesë Mbretit august, ndjenjat e përfaqësisë kombëtare, e cila përfaqëson thellësisht popullin shqiptar.

(Pranohet midis duartrokitjeve: Rroftë Mbreti! Rroftë Mbretëresha! Rroftë familja mbretërore! Rroftë vetëqeverimi ynë!).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...