1985/Vrasjet dhe poshtërimet në kufi

E mërkurë, 07 Prill 2021 10:33
Në vendimin nr.505, datë 2.7.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, hidhet dritë edhe mbi një krim të llahatarshëm në kufirin detar, në vitin 1985 në Rrethin e Sarandës. Aty flitej për vrasje dhe poshtërim të kufomave për të ngjarrur panik e terror edhe te qytetarët. Midis të tjerash, në këtë vendim kundër të padehurit Veiz Hadëri, kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Sarandë në vitet 1984-1990, thuhet:
"Në muajin qershor 1985, në afërsi të Ksamilit dhe në gjirin e Manastirit, janë gjetur kufoma të shtetasve Sotiraq Nasto e Jorgji Sholla nga Narta e Vlorës. Nga ana e të pandehurit Veiz Hadëri janë urdhëruar ekuipazhet e motoskafit të shërbimit kufitar, t’i vendosin në bashet e motoskafit dhe t’i shëtisin përgjatë bregdetit të qytetit të Sarandës me sinjale alarmi të ndezura.
Pretendimi i të pandehurit se ky veprim është bërë me qëllim identifikimi të kufomave bie poshtë. Së pari me faktin që afër vendit të ngjarjes është gjetur një çantë me dokumentet e identifikimit të Sotiraq Nastos. Së dyti me faktin se demonstrimi i kufomave është bërë në një distancë 180-200 metra larg bregut, gjë që bënte të mundur vetëm arritjen e qëllimit të vërtetë të këtij të pandehuri dhe jo identifikimin e kufomës. Me këto veprime të paligjshme, antihumane e në kundërshtim me përmbushjen e rregullit të detyrës, i pandehuri Veiz Hadëri ka arritur të ushtrojë për një kohë relativisht të gjatë, një presion dhe terror psikologjik në popull dhe nga ana tjetër indinjatë te të gjithë banorët e qytetit dhe pushues. Ky fakt u kristalizua nga trupi gjykues edhe gjatë pyetjes si dëshmitarë njërit prej pjesëtarëve të ekuipazhit të motoskafëve i cili u shpreh: ‘Na vjen turp të dalim në Sarandë’.
Gjithashtu në vazhdën e këtyre veprimeve të paligjshme në vitin 1989, nga ana e forcave të kufirit, të cilat ishin në varësi të të pandehurit Veiz Hadëri, janë kryer imitime të të vrarëve në kufi nën pretekstin e stërvitjes, duke ekspozuar para popullit persona gjoja të vrarë në kufi, të mbështjellë me çarçafë, të lyer me bojë të kuqe. Këto veprime shoqëroheshin një natë më parë me fishekzjarrë, të shtëna e sirena për të krijuar në qytet imazhin e alarmit dhe të gjendjes së gatishmërisë".
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...