Mehdi Frashëri: Si u bë Shqipëria me kufij shtetërorë pas 13 vjetësh pengesa

Premte, 09 Prill 2021 15:06
Mehdi Frashëri Mehdi Frashëri

Mehdi Frashëri (1874-1963), politikan dhe burrë shteti, ishte dy herë delegat i Shqipërisë në komisionin ndërkombëtar të kufijve, në shkurt-maj 1922 dhe shtator 1923-1926. Pra thënë ndryshe ai ishte edhe i njëjti përfaqësues i qeverisë shqiptare në atë komision, kur kjo drejtohej nga Fan Noli dhe kur drejtohej nga Ahmet Zogu. Pavarësisht kontradiktave politike midis Nolit dhe Zogut, Mehdi Frashëri përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë në atë komision, duke vënë gjithnjë interesin shtetëror para çdo interesi tjetër. Falë tij, Vermoshi iu la Shqipërisë dhe çështjes së Shën Naumit iu dha një zgjedhje e kënaqshme dhe e pranueshme. Kufiri shqiptaro-serbo kroato slloven u nënshkrua në Firence më 27.7.1926 nga gjeneral Pietro Gazzera-kryetar i komisionit, përfaqësues i Italisë; nënkolonel A.B.Clough-komisar, përfaqësues i Britanisë së Madhe dhe kolonel J.A. Ordioni-komisar, përfaqësues i Francës.

Pjesë nga kujtimet e Mehdi Frashërit:

“Në dimrin e viteve 1924-1925, pjesërisht shkuam në Firence e Paris, sepse Jugosllavia, me gjithë vendimin e Gjykatës së Hagës, Shën Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë. Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, pse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë, rrodhi një korrespondencë rreth vende që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodheshin në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjen ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia nuk e pranoi këtë propozim, sepse qyteti i Dibrës që i mbetej Jugosllavisë do vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Pas shumë bisedave midis komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi, pranonte t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkëpi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tillë i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec, 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve Tushemisht, Podgoriçan dhe Halama. Po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav...Bashkë me çështjen e Shën Naumit, ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit...Me këtë marrëveshje, çështja e kufijve shqiptarë që kish mbetur e varur që nga viti 1913, për 13 vjet, merrte formën definitive dhe ky caktim në politikën ndërkombëtare merrte një zgjidhje të favorshme dhe qetësiprurëse për Shqipërinë, sepse moscaktimi i kufijve definitivisht, linte portë të çelur për elementët e brendshëm që mendonin keq për avenirin e Shqipërisë.

(Mehdi Frashëri, “Kujtime 1913-1933”, Tiranë 2005, faqe 202-204)

Modifikuar më Premte, 09 Prill 2021 15:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...