Kampi nr.301 dhe 301/ Batër, me të dënuar ordinerë në vitet 1975 – 1991

E mërkurë, 28 Prill 2021 19:35

Më 25 shkurt 1965, 11 anëtarët e ekspeditës gjeologjike të Batrës, gjatë një përpjekje për të shpëtuar një prej miqve të tyre, u zhdukën nën një ortek të papritur në përroin e Batrës (rreth 5 km nga vendi ku u ndërtua më vonë qyteti i Krastës). Për nder të tyre, miniera e re e Batrës që filloi të funksionojë në vitin 1967 u quajt "11 Heronjtë". Këtu u ngrit një prej burgjeve më të vështira për të dënuarit ordinerë. Krasta u themelua qytet në vitin 1970 si qyteti i ri i minatorëve të minierës së Batrës. Pas një viti, në vitin 1971 u vu në punë edhe miniera e re e këtij qyteti. 48 banorët e parë u vendosën në Krastë në vitin 1974. Për të shfrytëzuar nxjerrjen e mineralit të kromit u hap kampi i Batër Martaneshit. Më 16 gusht të vitit 1975 filluan punimet dhe pas pak ditësh u vendosën 70 të burgosurit e parë ordinerë në këtë kamp. Ata banonin në qytetin e Krastës, në pallatin nr.5 me tre kate. Në pallatet e tjera banonin punëtorë të sapoardhur. Në fillim të vitit 1976 filloi puna me shumë vështirësi për nxjerrjen e mineralit. Reparti i Batër Martanesh mori numrin 301/1. Në këtë kohë reparti 301 i Bulqizës vazhdonte akoma punën. Në vitin e parë të punës, atë 1976, në kamp u regjistruan 382 të burgosur. Kapaciteti i repartit ishte për 600 të burgosur, por kjo shifër u kalua disa herë.

Me urdhrin nr.4, datë 6.1.1983, me mbylljen e Repartit nr.301 Bulqizë, Reparti 301/ Batër, mori emërtesën e re “Reparti 301 Batër”. Këtu erdhën disa të burgosur nga kampi 301 Bulqizë i cili u mbyll. Mesatarisht trupa efektive e të burgosurve për çdo vit ishte rreth 1.000 të burgosur. Zërin më të madh të të burgosurve e zinin:

-për vjedhje të pasurisë socialiste (46%)

-plagosje, tentativë vrasje e vrasje (16%)

-vjedhje të pasurisë qytetare (14%)

Shifra e të dënuarve bie pas amnistisë së vitit 1989. Kësisoj në janar 1990 në repart ishin 732 të dënuar, në maj 640 dhe në fund të vitit ishin 420 të dënuar. Shifra e fundit që jepet për repartin është ajo e shkurtit 1991 me 404 të dënuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...