1977/Biseda e rëndësishme për lulediellin

E Enjte, 20 May 2021 14:16

Që të kuptoni me çfarë merreshin shokët e Byrosë, mjafton kjo bisedë e vitit 1977 rreth çështjes së lulediellit.

Enver Hoxha: Pse ka marzhe luledielli?

Prokop Murra: Po, ka shoku Enver.

Enver Hoxha: Që të ketë marzhe për pambukun e kuptoj, por për lulediellin për ç’arsye?

Prokop Murra: Çmimi përcaktohet sipas llojit. Për shembull po të ketë kaq kokrra t verdha ose të zeza, merret me këtë çmim.

Enver Hoxha: Po si përcaktohen kokrrat?

Prokop Murra: Përcaktohet në bazë të vrojtimeve që bëjnë.

Enver Hoxha: Më duket se këto janë punërat e Myqerem Fugës dhe Abdyl Këllezit.

Prokop Murra: Jo, këto kanë qenë më përpara.

Enver Hoxha: Unë nuk e kuptoj përse të ketë diferencë për lulediellin? Për pambukun po, ka prodhim kualitetit të parë, të dytë, të tretë, etj.

Prokop Murra: Por edhe për orizin për shembull, çmimi përcaktohet nga kokrrat e kuqe që ka në të, nga 1% në 8%.

Enver Hoxha: Kokrrat e orizit janë si kokrrat e orizit janë si kokrrat e postit, të pallogaritshme. Ne kishim në sojin tonë në Gjirokastër një të marrë që numëronte qimet e postit të cilat i hiqte një e nga një. Po pse i heq more Shupe -i thoshin atij. I heq të që bëj rroba-thoshte ai. Kur blen oriz në shtëpi e qërojnë, sepse ke të bësh me një kg. Po si mund të bëhej kjo punë me orizin  për gjithë sasinë që prodhohet në vend? Është e pamundur të bëhet kjo? Prandaj e përmenda shembullin e atij të marrit në Gjirokastër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...