1961/60 vjet nga inskenimi i “komplotit çam”

Hënë, 31 May 2021 18:47

Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë vendit, po përgatiteshin të rrëzonin shtetin socialist në Shqipëri. I gjithë ky skenar sa qesharak aq edhe propagandistik, shërbeu për dy qëllime: për të shuar një veprimtari (të cilën as e preku në fakt) dhe për të goditur me themele komunitetin çam që jetonte në Shqipëri. Historia nis në vitin 1957, teksa në Tiranë erdhi informacioni se zbulimi amerikan kishte dy kanale informacioni në zonën e Devollit dhe në Konispol. Duke dështuar prej vitesh të gjente këto dy kanale, regjimi komunist inskenoi një proces ndaj “grupit çam”, i cili as kishte lidhje me kanalet në fjalë. Me vendimin nr.5, datë 27.5.1961, të këshillit gjyqësor të posçëm të Gjykatës së Lartë, të pandehurit morën këto dënime:

-Me vdekje u dënuan:  Teme Sejko, Tahir Demi, Abdyl Resuli dhe Hajri Mane

-Me 25 vjet burg u dënuan: Sami Murati, Nasho Gërxho, Jonuz Purizo

-Me 20 vjet burg u dënuan: Adem Kalo

-Me 15 vjet burg u dënua: Asllan Veliu

Njoftimi zyrtar për këtë vdekje,  i botua në shtypin e kohës, thotë se data e ekzekutimit është 31 maji 1961. Tragjike ishte historia e vdekjes së Teme Sejkos. Më poshtë, pjesë nga dy dëshmi nga pjesëmarrësit në ekzekutim:

Kur shkuam në Linzë, ishte errësirë dhe vendi me shkurre. Temen e kapëm dy veta dhe zvarrë e zbritëm rreth 20 metra poshtë rrugës, vendi ishte shumë i pjerrët. E çuam ku ishte një gropë e hapur, se kush e kishte bërë, nuk e di. E hodhëm në gropë. Në gropë, me sa më kujtohet, dikush i ra me kazmë në kokë disa herë dhe tha sa të fortë e ka kokën. Para se ta hidhnim në gropë, Jorgo Bimo i hoqi pantallonat dhe një bluzë kadife dhe i mori me vete. Pas kësaj e mbuluam me baltë, shkuam tek makinat dhe erdhëm në Tiranë.

***

Gropën e bëri shoferi që na çoi ne në Maminas, i cili posa na çoi, u largua dhe u kthye në mbrëmje, që na mori, këtë detyrë ai e kishte marrë nga Mihallaq Ziçishti. Si e zbritën kufomën te gropa, shkova dhe unë. Për t’u siguruar për vdekjes e Temes, unë me një kazmë që gjeta aty pranë, i rashë Teme Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Më kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe u larguam.

Modifikuar më Hënë, 31 May 2021 18:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...