1943/Xoxe dhe Popoviçi për luftën civile

Tuesday, 08 June 2021 18:59
Koçi Xoxe gjatë luftës Koçi Xoxe gjatë luftës

Koçi Xoxe ishte numri 2 i partisë. Miladin Popovii ishte numri 1, por formalisht udhëheqës quhej Enver Hoxha. Se si po zhvillohej lufta civile në Shqipëri këtë e tregon letra e datës 7 dhjetor 1943, e Koçi Xoxes dhe Miladin Popoviçit (“Aliu”) për Enver Hoxhën (“Tarasi”). Më poshtë një ekstrakt i kësaj letre:

Më datën 3 kaluam urën e Haxhi Beqarit mirë. Nga Fusha e Buallit. Në Polis situata me ballistët që kanë marrë armë nuk është dhe aq kritike. Në fakt ata qëndrojnë në pozitat e neutralitetit. Thonë: Neve nuk shkojmë të luftojmë vëllezërit tanë. Partizanët që kalojnë andej nuk janë çarmatosur, bukë kanë ngrënë. Një nga krerët ballistë, jo Neziri (ky është në Tiranë) kishte kërkuar që të shkojnë në Bërzeshtë të luftojnë. Nuk i kishin shkuar pas. Kur dolëm në Shpat të parë, lufta me ballistët e nisur në Dumres po bëhej në Shpat. Forcat tona ishin tërhequr në malësitë Gjinar-Zavalinë dhe këta mendonin se deri në këto katunde mund të arrinte reaksioni. Situata mjaft e alarmuar. Petriti (Hakani) me partizanët mjaft tërheqje të mëdha kishte bërë duke pasur si shkak mungesën e municionit, shumë fshatarë u lanë pa u mbrojtur.

Kalimi tonë përmes Vërçës paraqitet mjaft i errët, sepse panikun na e shtonin njerëzit e luftës tonë, të Shpatit, se pse kishin zjarrin mbi kokë, por neve kaluam mirë. Edhe Vërça qëndron në dukje, pjesa më e madhe si ballistë, por në realiteti e gjitha qëndron në pozita neutrale, jashtë luftës me rreziqe, sidomos jashtë luftës vëllavrasëse. Kudo shok, panik dhe alarm dhe pa ekzagjerime këtë gjë e gjen dhe në radhët e partizanëve. Në popull fama e brigadës dhe besimi në të është shumë i madh...

Forcat e bashkuara të reaksionit me në krye Haki Blloshmin, me reaksionarët e anës së Librazhdit e shkelën të gjithë Mokrën dhe sonte janë ca lajme pa siguri nga ana e ballistëve që ata kanë arritur edhe deri në Niçë. Të vrarë ka mjaft nga të dy anët, sigurisht nga ata ka më shumë. në këto veprime ka marrë pjesë dhe batalioni i Spiro Shalësit. Po në këtë fshat, na thanë se gjatë 10 (ditëve) është bërë luftë nga Guri i Prerë (Dushar). Këta thonë se Brigada e Parë ndodhet në këto luftime, por kjo ka pak të ngjarë.

Në Mokër, reaksionarët me dru po e çarmatosin popullin dhe po e detyrojnë t’i dorëzojnë. Njerëzit e tyre kanë djegur edhe disa shtëpi si në Velçan e gjetkë...Për masat që duhet të merrni në veprimet e pastrimit e tërë urrejtja dhe hakmarrja të bjerë në krerët dhe vetë, në krerë dhe popullit me anën e konferencave t’i tregoni rrugën e tradhtisë që ndjek Balli..

Modifikuar më Tuesday, 08 June 2021 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...