E.Hoxha: “Do ta mbaj me krenari dekoratën e heroit të popujve jugosllavë”

Premte, 25 June 2021 15:26

Gazeta “Bashkimi” e datës 28 qershor 1946 hapet me lajmin e madh sipas së cilit “Gjeneral kolonel Enver Hoxha dekorohet me urdhrin e heroit të popujve të Jugosllavisë”.

Në selinë e Presidiumit të Asamblesë Popullor të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë u bë ceremonia e dekorimit të Enver Hoxhës dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij delegacioni. Natyrisht dekorimin më të madh e mori Enver Hoxha.

Presidenti jugosllav Ivan Ribari dorëzoi dekoratën Enver Hoxhës, anëtarëve të delegacionit, si dhe ministrit në Beograd Hysni Kapo, këshilltarit të legatës shqiptare atje Sofo Çomora dhe ndihmësatasheut Shpend Dega. Presidenti jugosllav deklaronte:

“Gjatë luftës nacionalçlirimtare ju e udhëhoqët popullin tuaj me heroizëm dhe vetëmohim. Ju qëndruat në krye gjer në fund të kësaj lufte të madhe të popullit shqiptar për pavarësinë e tij dhe për realizimin e aspiratave të tij shekullore. Me këtë luftë kundër armikut të përbashkët u realizua gjithashtu vëllazërimi dhe miqësia e përhershme midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë. Për këtë arsye popujt e Jugosllavisë janë dhe do të jenë gjithnjë krenarë për marrëdhëniet e tyre vëllazërore me popullin shqiptar, duke pasur bindjen e plotë në zhvillimin e përparimin e Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe zhvillimin e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”.

Enver Hoxha deklaronte: “Jam i gëzuar dhe i lumtur që po marr nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë dekoratën më të madhe të popujve të Jugosllavinë, urdhrin e Heroit të Popujve. Jam i gëzuar se dekorata që më jepet është e të gjithë popullit shqiptar, i cili pa rezerva dhe pa kompromis u hodh në luftën e madhe antifashiste përkrah të gjithë popujve liridashës duke mos kursyer edhe jetën. Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë, miqtë dhe aleatët më besnikë. Kjo miqësi dhe ky vëllazërim që është vaditur me gjakun e martirëve tanë, le të forcohet edhe më tepër mbasi vetëm me këtë mënyrë do të sigurohet një jetë më e mirë për popujt tanë, do të sigurohet paqja në Ballkan dhe do forcohet demokracia. Dekorata që po marr, Urdhri i Heroit të Popullit, do ta mbaj me krenari pse ajo simbolizon vuajtjet dhe luftën e madhe që popujt e Jugosllavisë kanë bërë për lirinë e tyre dhe për gjithë popujt liridashës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...