Desanti Kaso Shehu, vuajti mbi 20 vjet heqje lirie dhe vdiq në burg

Saturday, 07 August 2021 17:22

Kaso Abaz Shehu (1918-1989) nip i Haki Rushitit, u arratis nga Shqipëria në mars 1945. Në maj 1950 shkoi në RFGJ dhe u bë pjesë e Kompanisë 4000. Kasoja ishte pjesë e desantimit të dytë të kësaj kompanie në mbrëmjen e datave 23-24 korrik 1951. Shokët e tij Riza Xhemal Abazi (përgjegjës) dhe Fido Veliu u vranë ose vetëvranë, ndërsa ai dhe Muhamet Hoxha u arrestuan. U përfshi në një proces me desantë të tjerë, duke përbërë një grup me 14 persona. Gjyqi u zhvillua në kinema “17 nëntori” në Tiranë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.5, datë 22.10.1951, e deklaroi fajtorë në bazë të neneve 2, 3, 7, 8, 10, të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, dhe e dënoi me 20 vjet burgim e punë të detyruar. Gjykata i vlerësoi se u kishin “shërbyer besnikërisht imperialistëve të urryer amerikanë”, “armiqve të kampit të paqes, të demokracisë e socializmit”, “armiqve të tërbuar të njerëzimit” (anglo-amerikanët) që “digjnin dhe vrisnin popullin korean”. U lirua nga burgu më 26.4.1965.

Nuk ishte e thënë ta linin të lirë. Banonte në Borsh kur u arrestua për herë të dytë më 30.12.1982. U akuzua në bazë të neneve 55  (agjitacioni e propaganda) dhe 31 (rrethanat rënduesi si i dënuar më parë) të Kodit Penal.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykata Popullore e Rrethit Sarandë, me vendimin nr.24, datë 15.7.1983 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Gjykata e akuzonte se “duke agjituar me persona të ndryshëm, i është kundërvënë vijës politike të partisë e të shtetit”, se “gjendja ekonomike ishte e keqe”, “se socializmi nuk krijon të mira materiale, por varfëri e fukarallëk” dhe te “vendet kapitaliste i gjithë populli ka bollëk dhe mirëqenia e masave rritet”. kishte thënë se Mehmet Shehu nuk u vetëvra, por e vranë, etj. Po ashtu cilësohej se ishte shoqërisht i rrezikshëm. Kaso vdiq në Repartin nr.305 Përparim më 19.7.1989, nga hemorragjia, në moshën 71 vjeçare duke qenë ndër të burgosur e fundit në Europën Lindore.

Vuajti gjithsej 20 vjet, 7 muaj, 19 ditë burgim në vitet 1951-1965 dhe 1982-1989. U burgos në moshën 33 vjeçare dhe vdiq gjatë vuajtjes së dënimit në Repartin nr.305 Përparim.

Modifikuar më Diel, 08 August 2021 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...