1925/Vrasësit e amerikanëve

Diel, 15 August 2021 19:40

Më 6.4.1924 qytetarët amerikanë financieri R.K.Coleman, 65 vjeç nga Kalifornia dhe G.B.De Long, 49 vjeç nga Nju-Jorku, rrugës për në Shkodër u vranë në Mamurras në një pritë. Shoferi i tyre Lluka Rashkoviç, u plagos por shpëtoi (u ekzekutua më 26.2.1951, me 21 persona të tjerë për incidentin e dinamitit në legatën sovjetike). Kjo vrasje u interpretua në mënyra në ndryshme në atë kohë. Disa muaj më vonë, por me ndryshimin e gjendjes politike në vend, xhandarmëria mundi të vrasë autorët dhe të prangosë dy të tjerë

Shtypi i kohës njoftonte se më 14 maj 1925, pasi njëri nga autorët e pritës kish treguar, në Xhafzotaj ku pas 3 orësh luftimesh ku ishin vrarë dy autorë krimi, ndërsa të tjerët ishin zënë të gjallë dhe i kaluan gjyqin. Nga xhandarmëria ishin plagosur rëndë dy xhandarë.

Shtypi shënonte këtë rast trimërinë e treguar nga krahinari i Shijakut, Sadik Zharri dhe rrethkomandanti i Shijakut Dulejman Çelo. Përmendeshin po ashtu edhe kapteri i Shijakut Asim Preza dhe postkomandati i Rashbullit Avdi Asllani.

Login to post comments