50 vjet nga ekzekutimi i klerikut, kufoma e të cilit u çua në kadavër

Tuesday, 28 September 2021 19:14

Nga Kastriot Dervishi

Dom Shtjefën Kurti u arrestua më 11.6.1970. Nga leximi i të dy dosjeve (formularë dhe hetimore-gjyqësore), del fare qartë se pushkatimi nuk mund të përligjej edhe sipas legjislacionit të kohës. Me vendimin nr.54, datë 30.7.1971 të Gjykatës së Rrethit Krujë u dënua me vdekje për “sabotim” dhe agjitacion e propagandë. U la në fuqi me vendimin nr.806, datë 8.9.1971, Më 23.9.1971 Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e faljes së jetës. Nga data e këtij vendimi e deri në ekzekutim kemi disa ditë. Vonesa dhe trajtimi nga Dega e Punëve të Brendshme Krujë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, me sa duket është bërë për arsyen e kërkesës nga Fakulteti i Mjekësisë.

Kësisoj ekzekutimi është kryer më 29.9.1971 në “vendin e caktuar” në Dajt. Gjatë kësaj kohe, Dom Shtjefni është mbajtur në Repartin nr.313 në Tiranë. Të pranishëm në ekzekutim kanë qenë hetuesi Vangjel Kote, zëvendësprokurori i Rrethit Krujë Piro Suli, zëvendëskryetar i DPB Krujë Ramiz Palmi dhe mjeku Asim Ylli. Pas vrasjes që është kryer nga njëri prej 3 ekzekutorëve që ka pasur Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë është vepruar sipas autorizimit, duke iu dhënë “rezultati” doktor Asim Yllit, njërit prej mjekëve që rezulton edhe në raste të tjera që ka tërhequr kufomat për nevoja të Fakultetit të Mjekësisë. Çudi e madhe është përdorimi i kësaj gjuhe mafioze këtë rast. Më 20.10.1971 Prokuroria e Rrethit Krujë i dërgoi Presidiumit të Kuvendit Popullor procesverbalin e ekzekutimit në Tiranë, një rast krejt i rrallë ky. Për këtë arsye, ky procesverbal u administrua në dokumentet e fondit përkatës në AQSH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...