Kur bishtgoditja quhet “çlirim”

Diel, 24 October 2021 18:44
Çdo datë e trashëguar nga regjimi komunist, sidomos ato çlirimet imagjinare që godisnin bishta autokolonash, nuk duhet marrë në konsideratë. Për Lushnjën mbahet si datë “çlirimi” 18 tetori 1944. Kjo është edhe në botimin me ngjarje të vitit 1971, te i cili nuk jepet asgjë përveç kësaj date. Mirëpo sipas historikut të Brigadës së 8-të, vërehet me lehtësi se nuk bëhet fjalë për ndonjë luftë në qytet, por për një autokolonë që po kalonte nëpërmjet Lushnjës për të ikur në drejtim të veriut, e cila ka kaluar me 200 makina, 8 autoblinda, 6 tankse (sipas dokumentit në fjalë). Në historikun e Brigadës së 8-të shkruhet:
“Qysh prej datës 15.10.1944 e deri në datën 19.10.1944 u zhvilluan luftime të rrepta në afërsi të qytetit prej forcave të Batalionit të 4 të, kurse në orën 18.35 po të datës 19 (tetor) forcat e batalionit hynë në Lushnjë, duke mos i lënë rast armikut të plaçkisë dyqanet e popullit ose t’i djegi”.
Pra fjala është për “në afërsi të qytetit” dhe nuk bëhet fjalë për “çlirim”, por goditje të bishtit të autokolonës armike.

1 koment

  • Përgjigju Fadil B.

    Nuk e di se a gucojme ta quajm clirim apo riokupim 1944. Une mendoj se : Vrasjet , burgosjet , internimet dhe varferin extreme te popullit shqiptar , PPSH- komunistat ja kaluan edhe fashizmit.

    Hënë, 25 October 2021 09:33 komentuar nga Fadil B.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

Aktualitet

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

  Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para . Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në...

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Moti

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

  Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet...

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

Kronikë

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

  Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është...