Dikur kishim hallin e papunësisë në botë

Hënë, 31 Janar 2022 19:04

Shqipëria socialiste jetonte me hallet e proletariatit botëror. Pavarësisht se tolloni dhe varfëria kish pushtuar prej vite vendin, pavarësisht se buka e misrit të fshatarit, donte plumb që të çahej, papunësia botërore shqetësonte tej mase propagandën komuniste në Shqipëri. Revista bashkëlidhur është e vitit 1986. Një artikull vertikal me titull "Miliona të rinj të papunë", shoqëruar me foto protestash nga vendet “imperialisto-revizioniste”, i qante hallin të papunëve në SHBA, vendet e Tregut të Përbashkët Europian, Francë, Danimarkë, RFJ, Norvegji, Britaninë e Madhe, etj. "Gjendja sa vjen e po keqësohet më tepër në vendet ku sundon kapitali. Është kjo arsyeja që vazhdimisht shtohet revolta, grevat e demonstratat kundër sistemit kapitalist"-mbyllte komentin revista shqiptare.

Login to post comments