1945/Letra e motrave Parashqevi dhe Sevasti Kyrias për largimin nga shtëpia dhe dëmtimin e bibliotekës

Premte, 11 May 2018 18:16

Nga Kastriot Dervishi

Nga Instituti “Kyrias”, më 21 gusht 1945 në Kambëz (sot Kamëz), me anë të një letre, dy motrat Kyrias, Parashqevia e Sevastia kërkonin të mos u merrej pasuria e vetme që kishin. Ata shkruanin se nuk kishin mjete të tjera jetese. Dy motrat me aq kontribute për arsimin shqip, u detyruan nga regjimi komunist të dilnin nga shtëpia e tyre për herë të dytë. Më parë, regjimi fashist, me dekretin nr.196, datë 4.6.1942 i rekuizoi për nevoja ushtarake Institutin “Kiriaz”. Gjatë luftës për qëndrimin e tyre antifashist, ata ishin burgosur deri në Beograd.

Në letër thuhej se godina prej 5 muajsh përdorej për nevoja të pushtetit pa asnjë përfitim.

Pro kërkesës për moslargim shprehet edhe Këshilli i Kambëzës i cili shkruan se familja e përndjekur nga fashistët dhe nazistët ka vënë në dispozicion të shkollës së oficerëve godinën e madhe ku banonin, furrën, garazhin dhe centralin elektrik. Motrat shqetësoheshin jo vetëm për jetesën e tyre që bëhej e pamundur por edhe për bibliotekën e madhe që kishin, të cilën regjimi komunist as e llogariste fare.

Sevastia ishte gruaja e ish ministrit Kristo Dako. Djali i saj, doktor Gjergj Dako (arsimuar në SHBA, Stamboll dhe Romë) më 18.2.1949 u vetëvar në burgun e Tiranës ku ndodhej i paraburgosur për “aktivitet kundërshtar” si proamerikan.

Instituti “Kyrias” mbante si datë të themelimit të tij datën 23 tetor 1891, kohën kur u hap në shtëpinë e Grigor Frashërit në Korçë e para shkollë e vashave. Sevasti Kyrias (Dako) (1871-1949) ishte e para grua shqiptare që drejtoi një institucion arsimor për femra. Së bashku me bashkëshortin Kristo Dako dhe motrën e saj Parashqevi Kyrias (1880-1970), krijuan një institucion të admirueshëm të cilin Dhimitër Berati e quaji “fole të ndjenjave kombëtare”.

Shkolla u ndërpre në vitin 1913, ndërsa një vit më vonë themeluesja u detyrua të emigrojë në SHBA. Në vitet 1922-1927 instituti u vendos në shtëpinë e Sulejman Kusit në Tiranë. Pas vitit 1927 u zhvendos në Kamëz ku familja ndërtoi kompleksin ndërtimor. Pas lufte, godina kryesore shërbeu fillimisht si shkollë oficerësh e më pas shkolla e Partisë Komuniste. Në letrën e mëposhtme, bie në sy fakti se motrat përveçse shqetësimit për gjendjen ekonomike ku ndodheshin shprehnin hidhërimin se do mund t’i çonin librat e shumtë të bibliotekës së tyre. Një regjim injorantësh si ai komunist nuk kishte nevojë për libra e as qante hallin e tyre.

Pjesë nga letra e motrave Kirias:

“Ne të nënshkruarat Sevasti Dako dhe Parashqevi Kyriaz, pronaret e Institutit “Kyrias”, më 18 të këtij muaji (gusht 1945), kemi marrë një urdhër prej zyrës së Mbrojtjes së Popullit, që brenda 5 ditëve të dalim prej pronës sonë.Çështja qëndron kështu: neve rrojmë me prodhimet e tokës sonë të pakët, të cilën e punojmë vetë me ato të pakta kafshë që na mbetën, prandaj është e pamundur të transferohemi në qytet. Afër nesh, nuk gjenden as vend e as shtëpi të përshtatshme.Bibliotekën ku ta vendosim?

Neve të dy motrat, që besoj ishim nga të parat në Shqipëri që kuptuam rëndësinë e organizimit të gruas shqiptare edhe të edukatës së vajzës shqiptare më 1891 çelmë shkollën e parë shqipe kombëtare për vajza në kohën e tmerrit të sulltan Hamitit. Ishin nga të parat që luftuam për independencën e Shqipërisë pa pushuar.

Pra neve mjete jetese të tjera, përveçse punimin tonë të kësaj të pakët toke buke dhe kafshët, nuk kemi për 10 anëtarët e familjet. Prandaj, largimin tonë nga prona jonë, do me thënë shkatërrimi jonë e vdekja jonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...