Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave

Hënë, 26 Mars 2018 19:57

Nga Kastriot Dervishi

 

Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave

Auron Tare mori sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli. Meqë këtë tekst të mjerë komunist e ka postuar në fb, po i kthej një përgjigje, në përputhje me lëndën që po referoj.

Beqir Ajazi, ish i dënuar politik në regjimin komunist, më tregonte shpesh histori nga kampet dhe burgjet e diktaturës. Siç edhe dihet, në vitet e para të pasluftës, me vendosjen e një regjimi injorantësh, hajdutësh dhe kriminelësh, inteligjencia shqiptare ishte në varr, arrati ose në burgje. Ajazit i qëlloi “fati” të ishte në burg. Në varr i çuan babanë dhe vëllanë. Ndër të tjera, ai shpesh tregonte se në burgje, oficerët e nënoficerët, të gjithë injorantë e dallkaukë të kategorisë së parë, vazhdimisht i flisnin atij dhe të tjerëve me tallje e ironi duke i quajtur “pseudointelektualë borgjezë, feudalë dhe reaksionarë”.

E rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i AuronTares në fb, i cili më quante “pseudohistorian” sepse bëra të njohur një krim makabër komunist kundër një klerik antifashist katolik (sipas referimit të vrasësit kryesor). Nëse nuk do të bëja të njohura këto krime, por do adhurojë kriminelë komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do isha “historian”. Kallëpi enverist, nuk duron dot faktin e bërjes të njohura të krimeve të komunizmit, sidomos atyre të kryera gjatë luftës nga bandat e Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit, etj, sepse është e vetmja fije bari ku kërkojnë të mbajnë një lloj “lavdie” që kurrkund nuk ka ekzistuar. Dhe me gërrci e mërrci, kapen gjithnjë pas gjërave të parëndësishme, por duke përligjur tërësisht krimet e kryera nga komunistët, sepse në thelb kanë adhurim për këto krime. Jam shumë i lumtur që në vlerësimin e Auron Tares jam “pseudohistorian”, sepse ndryshe do më vinte keq për veten. Por Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbajt mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër...Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra? Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë:  enverist, adhurues i krimit me i mizerjes komuniste.

Kam bërë të ditur faktin e vrasjes, grabitjes dhe djegies së kufomës së klerikut At Lekë Luli nga komunistët në korrik 1944. Auroni kënaqet që e kanë vrarë dhe djegur. Nuk i del ky fakt, por diskuton llojin e burimeve, etj. Për të dokumentuar këtë vrasje janë shfrytëzuar gjithë burimet e mundshme, raporti i Nënprefekturës së Tropojës, kujtimet e vrasësve, etj. Këta të fundit, me shumë krenari kanë rrëfyer se si e vranë, dogjën dhe vodhën, Atë Lulin dhe shoqëruesin e tij, duke i akuzuar se ishin “ndërlidhës” të anglezëve dhe gjermanëve (!). Pjesa e postuar prej meje në fb është nxjerrë nga libri im kushtuar persekutimit të klerit katolik shqiptar që del pas disa javëve. Po bëj një ndryshim të vogël tashmë, duke futur edhe emrin e Auron Tares në cilësinë e avokatit të krimeve në fjalë. Rrjeti social nuk është libër për të vendosur referenca e detaje të tjera, të cilat në libër janë të plota. Sigurisht, në asnjë rrethanë, profesionalizmi nuk ma lejon të shtoj apo vendos gjëra të paqena.

Tare as ia ka idenë se Atë Luli ka qenë një ndër antifashistët e orëve të para. Në kohën kur ai ishte në aktivitet antifashist, idhulli i Tares shiste cigare në dyqanin “Flora” e rrinte në prehrin e jugosllavëve të tij të dashur.

Nuk e di në ka këtë qëndrim edhe shefi i Tares, kryeministri i vendit. Nëse e ka të tillë, vizita e vitit 2014 e Papa Françeskut paska qenë një hipokrizi nga ana e qeverisë.

Dhe meqë ka nisur tekstin agjitativ në stil soroist me të kaluarën shkollën e vet, unë nuk kam qenë skënderbegas dhe nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam vjedhur shokut 100 lekë.

Bashkëlidhur dokumente nga aktiviteti antifashist dhe antinazist i At Lekë Lulit

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...