×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vrasje, perversitete seksuale/ Historia tronditëse e Jagodës, krahut të djathtë të Stalinit

Hënë, 28 May 2018 17:23

Ka qenë njëri nga ministrat e shumtë të policisë së fshehtë të Stalinit që pati edhe ai fatin e të tjerëve, para dhe pas tij, të pushkatohej pas punëve të pista plot pabesi, që kreu diktatori gjeorgjian kundër shokëve të luftës.

Pat lindur në një familje hebrenjsh në Rubinsk, studioi për kontabilitet dhe kimi. Ishin lëndë që iu deshën gjerësisht për krimet e tij të vdekjeve të shpejta, pasi ishte bash ai që helmin e kishte lëndën e tij të parë të detyrave.

Helmoi me porosi të Stalinit, Maksim Gorkijn dhe më pas birin e shkrimtarit shtytur mjaft edhe nga një lidhje me të shoqen e tij.

Mori pjesë në lëvizjen revolucionare ruse dhe pas marrjes së pushtetit nga sovjetët, u ngarkua me detyra në hapjen e kanaleve ujore të rëndësishme duke shfrytëzuar punën rraskapitëse të armiqve të burgosur.

Helmin përdori me porosi të Stalinit edhe kundër bosit të tij Mezhinskijt, drejtor i NKDV-së siç quhej atëherë policia e fshehtë e ke e Stalinit (mëma e KGB-së sotme), dhe i zuri menjëherë vendin

Pra , më 1934 u bë Komisar i Popullit, siç quheshin asokohe ministrat.

U bë ministër i Punëve të Brendshme, ministri që bashkonte në një, të dyja policitë, të fshehtën dhe zyrtaren dhe pasi bëri tok me shefin e tij spastrime në Byronë e KQ dhe sidomos në radhët e gjeneralëve, nisur me komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe mareshallin Tukacevskij.

I përfundoi këto detyra me arrestimin e tij të rregullt e të pakursyer stalinian, në mars të vitit 1937.

Na duket si film i njohur, apo jo?

Arrestimi, gjyqi dhe ekzekutimi

(Sipas Wikipedias, tani)

Në mars 1937, Jagoda u arrestua me urdhër të Stalinit nga Nikollaj Jezhovi.

Ky mbahet si arrestimi më i bujshëm i Jezhovit, para se edhe ky të përfundonte ballë skuadrës së pushkatimit.

Jezhovi njoftoi se Jagoda arrestohej për kontrabandën e gurëve të çmuar, për korrupsion dhe për lidhjen e tij agjenturore me gjermanët qysh prej vitit 1917.

Jezhovi shtoi edhe akuzën se vetë ai kishte qënë përpak viktimë e Jagodas në një tentativë asgjësimi duke i spërkatur me zhivë rreteqarkun zyrës së tij. Aty i shpallën Jagodës dhe krimin e dyfishtë të helmimit të Gorkijt dhe djalit të tij.

Zbulimet në dy apartamentet që kishte Jagoda në Moskë ta sillnin mendjen vërdallë. Në vilën dhe dy apartamentet e tij u gjenden 3904 foto pornografike, 11 filma porno, 165 cibukë të gdhendur në formën e organit gjenital mashkullor, dhe dy plumbat, që u patën marrë jetën ish shokëve “tradhtarë” të Stalinit, Zinovievit dhe Kamenievit.

Jezhovi u shtrua vetë këmbëkryq në këto banesa në të cilat i zoti pat shpenzuar mbi katër milionë rubla për t’i dekoruar me dy mijë lloj lulesh.

Jagodas iu ngarkuan mbi shpatulla dhe iu vërtetuan akuza të tmerrshme tradhtie kundër qeverisë së sovietëve. Ai mohoi akuzën për spiunazh, por pranoi shumë nga akuzat e tjera.

Solzhenicini i përshkruan në mënyrë ngjethëse këto në librin e tij “Arqipelagu Gulag” dhe tregon se si Jagoda priste falje nga Stalini pasi ky të mbaronte punë me gjyqin e montuar ku akuzoheshin 21 vetë.

“Njësoj si ta kishte Stalinin aty në fund të sallës, Jagoda iu drejtua atij dhe me këmbëngulje të paprerë i lutej drejtpërdrejt atij që t’i falte jetën: Po të drejtohem ty, shoku Stalin! Për ty, për ty unë ndërtova dy kanale madhështore!”

Një njeri i pranishëm në gjyq përshkruante se bash në atë çast një shkrepse bëri flakë matanë një xhami të errët, në fund të katit të dytë të asaj sallës, ku zhvillohej gjyqi dhe përtej xhamit të errët kuptohej që dikush vështronte gjyqin. Flaka e shkrepses zgjati ca, derisa ndriçoi dhe një çibuk, që u shqua qartë.

Jagoda u pushkatua menjëherë pas gjyqit. E shoqja, Ida Averbakh u ekzekuteua më 1938. Motra e tij, Lilja, u arrestua në 7 maj 1937, dhe u pushkatua më 16 korrik. Kunati, Leopold Averbakh, u ekzekutua në gusht.

Më 1988, u përkujtua 50 vjetori i gjyqit të Njëzetenjëve dhe autoritetet sovjetike me vonesë të tepëruar u dhanë pafajësinë 20 vetëve duke pranuar se i tërë procesi ishte i montuar dhe të gjitha pranimet e fajeve qenë rezultart i dhunës.

Jagoda ishte i vetmi i dënuar në atë gjyq që nuk u rehabilitua.

Foto 1: Henrik Jagoda

Foto 2: Pamje kuadrosh sovjetikë të vitit ’30. Jagoda në qendër. Pas tij, Nikita Hrushovi.
/BW/Pëllumb Kulla/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...