Vullkani shkrumbon Guatemalën, 25 viktima dhe qindra të plagosur

Hënë, 04 June 2018 09:54

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur e qindra të tjerë të plagosur pasi një vullkan nga më të mëdhenjtë e më vdekjeprurësit në dekada të tëra ka shpërthyer në Guatemala.

Vullkani “Fuego”, rreth 40 km në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, hodhi shkëmbinj, tym të zi dhe hi në qiell e në mjediset përreth tij. Llava goditi kryesisht fshatin El Rodeo, duke vrarë njerëzit të bllokuar nëpër shtëpi. Aeroporti kryesor i kryeqytetit është mbyllur.

Presidenti Jimmy Morales është përballë dilemës së madhe për të deklaruar gjendjen e emergjencës shtetërore. “Mendojmë se shkatërrimi mund të ketë prekur të paktën 3 zona të mëdha”, tha ai.

Sergio Cabanas, kreu i Agjencisë Kombetare të Menaxhimit të Fatkeqësive (CONRED), tha për një radio lokale se llava kishte ndryshuar kursin teksa lëvizste drejt El Rodeos.

“Fatkeqësisht, El Rodeo është shkrumbuar dhe nuk kemi mundur të arrijmë në fshatin La Libertad për shkak të llavës, e me shumë gjasë edhe atje mund të kenë vdekur njerëz”.

Ky është shpërthimi më i madh vullkanik që prej vitit 1974, thonë ekspertët lokalë. Cabanas shtoi më tej se mes viktimave është edhe një pjesëtar i stafit të agjencisë shtetërore, sikurse janë konfirmuar edhe fëmijë mes të vdekurve.

Prej vullkanit, sipas zyrtarëve lokalë, janë prekur të paktën 1.7 milionë banorë. Zyrtarët kanë këshilluar njerëzit të mbajnë maska si masë mbrojtëse kundër hirit në 4 rajone të Guatemalës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...