Mediat serbe: SHBA dëshiron ta shtyjë Serbinë drejt NATO’s

Hënë, 04 June 2018 10:55

Personat publikë serb do të përpiqen ta ndryshojnë fotografinë negative në Serbi për Aleancën ushtarake perëndimore.

Përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe të NATO-s në Serbi kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në afrimin e Serbisë me Aleancën ushtarake perëndimore, dhe kurora e këtyre pretendimeve duhet të jetë krijimi i “Klubit 100” në të cilin do të hynin profesorë universitarë dhe persona publikë me qëllim të nxisin braktisjen e kursit “neutral” të gjertanishëm të Serbisë, shkruan gazeta beogradase “Novosti”.

Sipas burimeve të “informuara mirë” të gazetës, sekretari i dytë në ambasadën e SHBA në Beograd Jon Bowermaster kohë më parë ka konfirmuar se kah mesi i shtatorit do të mblidhet në Frushka Gora një grup i profesorëve për përgatitje dhe edukim për popullarizim të NATO-s, transmeton Insajderi.com.

Pasi Bowermaster po e lë funksionin, plani është që projektin të cilin ai e ka nisur ta përfundojë pasardhësi i tij John Raderford. Esenca është që bashkë me punën propaganduese të forcohen aktivitetet operative në teren.

Ky aksioni i gjerë mbështetet në strategjinë globale të Perëndimit në eliminimin e ndikimit malinj të Rusisë në Ballkan, ndërsa zona kyçe e veprimit të përforcuar propagandues është pikërisht Serbia, por edhe Republika Serbe, në të cilën agjentët e Aleancës dhe të shërbimeve perëndimore kanë për detyrë të këpusin lidhjen e fortë të Milorad Dodikut me Kremlinin.

Se NATO e ka për qëllim që seriozisht të merret me ndryshimin e fotografisë negative për këtë Aleancë e cila ekziston në Serbi, dëshmon edhe fakti se muajin e kaluar ka qëndruar në Beograd Chinchilla Molly nga Departamenti për veprime propagandistike në Komandën evropiane të NATO-s.

Sipas informatave të gazetës, ajo ka biseduar me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe është interesuar për opinionin publik ndaj SHBA dhe NATO-s, si dhe se si mund të ndryshojë ky qëndrim. Ishte interesuar se a është paraqitur mjaftueshëm dhe mirë bashkëpunimi i ministrisë së mbrojtjes dhe Ushtrisë serbe me NATO-n, dhe se çfarë është ndërmarrë në promovimin e ushtrimeve “Serbia 2018”, të cilat do ta organizojnë NATO dhe ministria e brendshme e Serbisë në tetor në Mlladenovc. 


Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...