Trump akuzon Rusinë dhe Iranin për sulmet në Siri

Hënë, 09 Prill 2018 17:26

Pas sulmit të dyshuar më gaz klorin i ndodhur ditën e shtunë në Siri reagoi presidenti amerikan Donald Trump, i cili fajësoi homologun e tij rus Vladimir Putin si dhe Iranin, për mundësimin e sulmit të dyshuar me armë kimike ku mbetën të paktën 40 të vdekur. Sulmi ndodhi gjatë një ofensive qeveritare për të rimarrë zonat e kontrolluara nga rebelët pranë Damaskut pas dështimit të një armëpushimi me ushtrinë e grupin rebel islamik.

Me anë të një postimi në tëitter të dielën, presidenti Trump akuzoi Rusinë dhe Iranin për mbrojtjen që i bën presidentit sirian Bashar al-Assad dhe lejimin e mizorive të kryera nga trupat e tij.

Pamjet e fëmijëve që vuajnë pas një sulmi me armë kimike në qytetin e kontrolluar nga forcat rebele atë të Doumës, pranë kryeqytetit sirian Damask, shkaktuan sërisht zemërim ndërkombëtar.

Në postimin e bërë të diëlen në tëitter, Presidenti Trump e quajti sulmin një akt "të sëmurë e të çmendur" dhe tha se “ kjo të paguhej shtrenjtë".

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Tomas Bossert, tha për emisionin "This Ëeek" në televizionin ABC se "presidenti po diskuton opsionet me këshilltarët e tij kryesorë të sigurisë kombëtare”.

"Nuk është fjala vetëm për Shtetet e Bashkuara. Kjo është një nga ato çështje për të cilat çdo komb, të gjithë popujt, kanë rënë dakord që prej Luftës së Dytë Botërore se përbën një praktikë të papranueshme", tha Bossert, këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Perëndimin për mbështetjen e qeverisë siriane.

"Ju perëndimorë, kur do të ktheheni e të shihni këta fëmijë, këto gra që po vriten në Ghoutan lindore, në mënyrë që të themi se po veproni me drejtësi".

Sulmi i dyshuar i së shtunës vjen disa ditë pasi Trumpi bëri të ditur se donte të tërhiqte trupat amerikane nga Siria në kundërshtim me këshillën e udhëheqësve të tij ushtarak. Bossert tha se Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar më shumë se sa u takon për të garantuar sigurinë në botë.

"Është koha për ndryshim, që partnerët rajonalë e të tjerë me përfaqësi të barabartë në këto çështje në të gjithë globin, të vënë në dispozicion burimet e tyre, djemtë dhe vajzat e tyre në vijën e frontit dhe jo vetëm trupat amerikane. Trupat amerikanë nuk do t’i ndreqin gjashtë apo shtatë konflikte e luftra të ndryshme e të vazhdueshme në Lindjen e Mesme apo në Siri në këtë fazë".

Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Rusisë të ndalë mbështetjen ndaj presidentit sirian dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të "parandaluar sulme të mëtejshme barbare me armë kimike".

Ky akt mohohet si sulm i qëllimshëm nga Rusia dhe Irani. Ndërsa hetuesit ndërkombëtarë dolën në përfundimin se me shumë gjasë forcat ajrore siriane përdorën gazin sarin në sulmin ku u vranë 100 vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...