200 të zhdukur e 75 të vdekur në Guatemalë

E mërkurë, 06 June 2018 08:45

Të paktën 192 njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 75 kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të vullkanit “Fuego” në Guatemalë gjatë së dielës.

Fshatra të tërë në shpate malesh u shkrumbuan e u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta.

Puna për kërkimin e të mbijetuarve u ndërpre të martën, pasi një tjetër shpërthim lëshoi gaz të nxehtë dhe copa shkëmbinjsh në anën jugore të vullkanit.

Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3.000 të evakuuar.

Ndërkohë, shpërthimi i së martës kapi shumë vetë në befasi, pasi sipas vullkanologëve, vullkani do të ishte inaktiv për të ardhmen e afërt.

Por, pse mbetën kaq viktima nga shpërthimi i së dielës?

“Kemi tashmë një bilanc me emra dhe zona ku njerëzit janë zhdukur, e në fakt kemi rreth 192 njerëz të zhdukur”, tha shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, Sergio Cabanas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...