Kryeministri italian kërkon heqjene e sanksioneve kundër Rusisë

E mërkurë, 06 June 2018 12:14

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka treguar vendosshshmërinë e tij për ti dhënë fund emigrimit ilegal si dhe të forcojë lidhjet me Rusinë.

“Ne do të përkujdesemi për t’u hapur ndaj Rusisë”, duke përfshirë dhënien fund të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për të cilat ai ka thënë se dëmtojnë “shoqërinë civile”.

Ai i ka bërë këto deklarata para senatorëve në Romë.

Dhoma e Ulët e parlamentit pritet të miratojë qeverinë e re më 6 qershor. Liderët e rinj të Italisë përballen me dy data të rëndësishme në qershor, duke nisur nga samiti i shtatë vendeve më të Industrializuara (G7), më 7 dhe 8 qershor në Kanda dhe më pas samiti i dytë i Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili pritet të fokusohet në krizën e refugjatëve në rajon dhe reformat në Eurozonë.

“Ne do të promovojmë një rishikim të sistemit të sanksioneve”, gjatë takimit me anëtarët tjerë, duke bërë fushatë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë”, ka thënë Conte.

“E vërteta është se ne kemi krijuar një ndryshim rrënjësor dhe jemi krenarë për këtë gjë”.

Deklaratat e Contes kanë ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite ne Austri, vend që po ashtu drejtohet nga një qeveri populiste, ka thënë se “tërheqja e sanksioneve është në interesin e çdokujt, duke na përfshirë neve po ashtu”, shkruan rel.

Putin ka hedhur poshtë deklaratat se qeveria e tij është duke punuar për të promovuar ndarje në Evropë, duke mbështetur partitë populiste të krahut të djathtë, në këmbim të marrëdhënieve më të mira me Moskën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...