Erdogan vijon shtypjen, procedohen dhjetëra studentë

E Enjte, 07 June 2018 19:05

Në Stamboll, 22 studentë nga një prej universiteteve të Turqisë po gjykohen nën akuzat për terrorizëm. Rasti ka marrë një rëndësi të veçantë mes kritikave në rritje lidhur me shtypjen që vazhdon ndërsa në atë vend ende mbretëron gjendja e jashtëzakonshme.

Studentë të Universitetit të Bosforit u arrestuan për organizim të një kundër-proteste ndaj atyre që mbështesnin operacionet ushtarake turke në Siri kundër një grupimi ushtarak kurdo-sirian të njohur me inicialet YPG.

Mbështetës dhe familjarë të studentëve u mblodhën para gjykatës një ditë më parë, ndërsa vazhdonte gjykimi i tyre. Tevfik Tulay është babai i një studenti të arrestuar. “Të gjithë jemi kundër luftës. Lufta është e gabuar. Ajo që është e ndershme tani është mbështetja e paqes. Është e lehtë të luftosh, por shumë e vështirë të qëndrosh për paqe, ne po bëjmë këtë të fundit.”

Ozgur, është mamaja e një studenti tjetër që po gjykohet. “Kemi ardhur të marrim fëmijët tanë. Ata janë të pafajshëm. Ata hodhën disa slogane dhe qëndruan afër një parulle gjatë demonstratës, për këto akuzohen. Duam të besojmë drejtësinë dhe erdhëm të marrim fëmijët tanë.”

Avokatët për 14 studentët që janë të ndaluar prej më shumë se 2 muajsh, thonë se disa prej tyre janë rrahur dhe abuzuar. Arrestimet pasuan fjalimin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, ku ai i etiketoi studentët si terroristë pasi po protestonin operacionet ushtarake në Siri. Kohët e fundit, Erdogan ka vënë në shënjestër universitetin në mënyrë të përsëritur si qendër rebelimi, duke nxitur dyshimet se pas shtypjes fshihen qëllime politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...