2.500 gra zhvishen për bamirësi, thyejnë rekordin “Guinness”

Diel, 10 June 2018 09:47

Më shumë se 2.500 gra janë zhveshur në një plazh të Republikës së Irlandës për të thyer kështu rekordin botëror për larjen pa rroba në det.

Plazhi i Magheramores, në jug të qytetit Wicklow, ishte vendi “mikpritës” i shfaqjes vetëm për femra mëngjesin e së shtunës.

Përpjekjet e plot 2.505 grave vendosën kështu një rekord të ri “Guinness”, duke thyer atë që ishte vendosur në vitin 2015, kur plot 786 vetë hoqën rrobat në “South Beach” të Perthit në Australi.

Shfaqja shënoi gjithashtu vitin e gjashtë të notimit pa rroba me qëllime bamirësie, një nismë e Deirdree Featherstone, kur kjo e fundit po i nënshtrohej një trajtimi kundër kancerit të gjirit.

Më shumë se 150 mijë euro janë grumbulluar deri më sot për fëmijët që vuajnë nga kanceri, ndërsa fondet e mbledhura nga shfaqja e së shtunës shkuan për “Aoibheann’s Pink Tie”, një organizatë bamirëse për fëmijët me kancer. /tch/

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...