Presidenti Trump e quan të pasinqertë kryeministrin kanadez

Diel, 10 June 2018 16:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se ka dhënë udhëzime që zyrtarët amerikanë të mos e nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të shtatë udhëheqësve që morën pjesë në takimin dyditor të G7-ës në Kanada. Ai përmendi deklaratat e bëra pas largimit të tij, nga Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.

“Shumë i pasinqertë dhe i dobët”, shkruajti Presidenti Trump në Twitter, si reagim ndaj deklaratës së zotit Trudeau se tarifat e reja amerikane për aluminin dhe çelikun janë “ofenduese”.

Presidenti Trump shkruajti më tej se “bazuar në deklaratat false të Justinit gjatë konferencës së tij për shtyp, dhe për faktin se Kanadaja ka imponuar tarifa të mëdha ndaj produkteve të fermerëve, punëtorëve dhe kompanive amerikane, unë kam udhëzuar përfaqësuesit amerikanë të mos e mbështesin deklaratën e përbashkët, ndërkohë që do të shqyrtojmë edhe tarifat ndaj automobilëve që kanë vërshuar drejt tregut amerikan”.

Si reagim ndaj vendimit të Presidentit Trump për t’u tërhequr nga deklarata e përbashkët, zyra e Presidentit francez Emmanuel Macron u shpreh nëpërmjet një deklarate se “bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të ndikohet nga shpërthime inati dhe batuta” dhe se veprimi i Presidentit Trump është tregues “inkoherence dhe mungese të konsistencës”.

Në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, thuhet se “Gjermania i qëndron deklaratës së përbashkët për të cilën ishte rënë dakort paraprakisht”.

Kryeministri Trudeau e mbylli dje takimin e G7-ës në Kanada duke mos ndryshuar pikëpamjet e tij kundër Presidentit Donald Trump, në veçanti për sa i përket tarifave të reja për çelikun dhe aluminin, për të cilat janë irrituar Kanadaja dhe Bashkimi Evropian. Në fjalimin e tij përmbyllës, zoti Trudeau u shpreh se Kanadaja do të vazhdojë me planin e vendosjes së tarifave ndaj mallrave amerikane, madje që nga data 1 korrik. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...