Në prag të takimit Trump-Kim/ Pompeo: Jo më marrëveshje jo-serioze

Hënë, 11 June 2018 14:46

Në prag të takimit të parë mes një Presidenti amerikan dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut, zyrtarët amerikanë janë duke thënë se çdo marrëveshje që mund të arrihet, duhet të rezultojë në fundin e kërcënimeve për armë bërthamore dhe raketa balistike nga Koreja e Veriut.

Nuk ka për të pasur më “marrëveshje jo-serioze”, si ato të administratave të mëparshme amerikane me Korenë e Veriut, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një konferencë për gazetarët në Singapor.

“Objektivi që ne synojmë të arrijmë nga përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar – ç’armatosja bërthamore, e plotë e verifikueshme dhe e pakthyeshme në Gadishulit Korean është rezultati i vetëm që do të pranojnë Shtetet e Bashkuara,” - deklaroi Pompeo.

Sanksionet do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, derisa Koreja e Veriut të elimojnë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme programet dhe armët e shkatërrimit në masë”- shtoi zoti Pompeo.

“Në se diplomacia nuk ka për të shënuar arritjet e nevojshme, këto masa do të shtohen” - tha ai.

Pompeo tha se “është shumë optimist se takimi së martës mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un do të jetë i suksesshëm”.

Por ai nuk pranoi të bënte të njohura hollësitë e diskutimeve që po zhvillohen sot mes zyrtarëve amerikanë dhe koreanoveriorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...