×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shtëpia e Bardhë/ Nesër takimi i shumëpritur Trump - Kim

Hënë, 11 June 2018 20:34

Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump do të mbajë një takim kokë-më kokë me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un të martën në mëngjes, ku të pranishëm do të jenë vetëm përkthyesit. Më pas ata do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar, ku do të jetë të pranishëm Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se më pas, Presidenti Trump do të mbajë një konferencë shtypi dhe në mbrëmje me orën lokale do të largohet po të martën nga Singapori. Në deklaratë thuhet gjithashtu se bisedimet mes zyrtarëve të SHBA dhe të Koresë së Veriut po vazhdojnë dhe se ato kanë përparuar më shpejt se sa pritej.

Presidenti Trump sot pati një drekë pune të organizuar nga kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, në Istana, që është rezidenca zyrtare e presidentit të qytetit.

Në drekën me Presidentin Trump u servir edhe një tortë me rastin e 72-vjetorit të tij që është në datën 14 qershor

Trump sot foli në telefon edhe me Presidentin koreano-jugor Moon Jae-in, i cili sipas zyrtarëve të Seulit, ai është shprehur se në se takimi i së martës përfundon me sukses, kjo do ishte një dhuratë për të gjithë botën.

Shtrëngimi historik i duarve mes zotit Trump dhe udhëheqësi koreano-verior Kim do të ndonjë në mjedisin 12 hektarësh të hotelit luksoz Capella një vendpushim në ishullin e Sentozës.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor kanë shkuar rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterë amerikanë dhe koreano-veriorë do të lejohen të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit të përshëndetin njëri tjetrin.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...