Presidenti i Koresë së Jugut mirëpret marrëveshjen Trump-Kim

E Enjte, 14 June 2018 18:29

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha të enjten se qeveria e vendit të tij duhet të jetë fleksibël lidhur me presionin e saj ushtarak, nëse Koreja e Veriut është e sinqertë në lidhje me përpjekjet për çarmatim bërthamor.

Sipas zyrës së zotit Moon, presidenti ka thënë se nëse Pheniani do të marrë hapa për çarmatimin bërthamor dhe do ta vazhdojë dialogun me Shtetet e Bashkuara, atëherë do të ishte i nevojshëm një ndryshim, në funksion të frymës së ndërtimit të besimit të ndërsjellë me Korenë e Veriut.

Presidenti Moon tha gjithashtu se do të shqyrtojë me kujdes çështjen e pezullimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Pas takimit të nivelit të lartë me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong Un Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në mënyrë të papritur se do t'i jepte fund stërvitjeve, të cilat prej kohësh i kishin krijuar shqetësime Koresë së Veriut.

Dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje që bënte thirrje, për dhënien fund të programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut, premtonte “garanci sigurie” nga SHBA për Phenianin, zotohej për krijimin e marrëdhënie të reja mes dy vendeve si dhe marrjen e eshtrave të të burgosurve të luftës.

Më herët gjatë ditës së enjte, Presidenti Moon priti në një takim sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo për konsultime rreth takimit Trump-Kim. Udhëheqësi i Koresë së Jugut përshëndeti rezultatin e bisedimeve, duke thënë se ato ndihmuan që rajoni të shkojë drejt procesit të paqes.

Zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara "morën një hap shumë të mirë dhe të rëndësishëm" në takimin e Singaporit. Ndërkohë në një konferencë shtypi, pas një takimi trepalësh me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia, diplomati më i lartë amerikan hodhi poshtë raportet mediatike të Phenianit sipas të cilave Presidenti Trump ka rënë dakord për heqjen graduale të sanksioneve kundër Koresë së Veriut. Zoti Pompeo tha se zoti Trump ishte shumë i qartë për hapat që do të ndiqen në këtë proces.

"Do të ndodhë çarmatimi bërthamor dhe vetëm atëherë do të ketë lehtësim nga sanksionet", tha zoti Pompeo. Ai tha se Shtetet e Bashkuara "padyshim" kërkojnë veprime të vërtetueshme të Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean, deri në fund të mandatit të parë të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2021.

"Jam i bindur se ata e kuptojnë se do të ketë verifikim të thellë", tha zoti Pompeo, duke shtuar se bisedimet e mëtejshme me Korenë e Veriut mbi mënyrën se si dhe kur do të përfundojë programi i saj bërthamor do të rifillojnë "rreth javës së ardhshme".

Ai tha se dy udhëheqësit Trump dhe Kim gjetën mirëkuptim për çështje që nuk u shkruan në dokumentin zyrtar.

Pas bisedimeve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, zoti Pompeo fluturoi të enjten për në Pekin, ku pritet të informojë qeverinë kineze lidhur me takimin Trump-Kim.

Kritikët në Uashington të marrëveshjes thonë se ajo kishte pak detaje dhe se zoti Trump i kishte bërë shumë lëshime udhëheqësit të Phenianit, referuar kryesisht njoftimit të udhëheqësit amerikan për përfundimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...