Debati për refugjatët, Merkel i “tregon dhëmbët” ministrit të Brendshëm

Saturday, 16 June 2018 16:43

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren përballë sfidës së aleatëve të saj bavarezë që kërcënojnë koalicionin 3-mujor.

Debati nisi pasi Merkel refuzoi planet e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, i cili është nga Bavaria, për të kthyer mbrapsht në mënyrë të njëanshme emigrantët që janë regjistruar në vende të tjera evropiane. Nëse Merkel do të bënte një kthesë të tillë në politikën me dyer të hapura, goditja për autoritetin e saj do të ishte e fortë, pa harruar rrezikun e madh që do të paraqitej për sistemin pa kufij të Shengenit në një kohë kur tensionet në BE për emigracionin janë të larta.

Në komunikimin e saj të përjavshëm, tre ditë para bisedimeve me Presidentin francez Emmanuel Macron, Merkel rikonfirmoi bindshëm qëndrimin e saj.

“Emigracioni është një sfidë evropiane që kërkon një zgjidhje evropiane. Unë e shoh këtë çështje vendimtare për të mbajtur Evropën të bashkuar”, deklaroi Merkel.

Kancelarja kërkon dy javë kohë që të bëjë marrëveshje me partnerët evropianë si Italia dhe Greqia. Por Unioni Kristian-Social i Seehofer nuk dëshiron të presë dhe thotë se ministrat do të sfidojnë Merkelin të hënën nëse nuk është arritur kompromis. Kjo mund ta detyrojë Merkelin që të shkarkojë ministrin Seehofer, madje ka zëra për fundin e aleancës 70-vjeçare konservatore parlamentare mes Bavarisë dhe kristiandemokratëve të kancelares.

Pa CSU, partia e Merkelit dhe socialdemokratët humbin shumicën dhe kjo mund të rrezikojë postin e saj, madje edhe të sjellë zgjedhje të parakohshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...