Video+Foto/ Tërmet i fuqishëm në Japoni, 3 viktima dhe dhjetra të plagosur

Hënë, 18 June 2018 09:13

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka përfshirë qytetin Osaka në perëndim të Japonisë.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” ka raportuar se në mesin e të vdekurve janë një vajzë nëntëvjeçare dhe dy burra rreth 80 vjeç.Tërmeti ka thyer dritaret dhe ka shkatërruar disa ndërtesa, kanë njoftuar zyrtarët. Agjencia japoneze për Meteorologji ka njoftuar se tërmeti i 18 qershorit ka qenë me magnitudë 6.1 shkallë.Tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit kur ka shumë lëvizje të qytetarëve, dhe pas tij janë ndërprerë shërbimet e trenave dhe metrove në zonën Osaka.

Zyrtarët kanë thënë se reaktorët bërthamorë në këtë rajon nuk janë prekur. Mediat lokale kanë raportuar se rreth 170,000 shtëpi në rajon kanë mbetur pa energji eletrike.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 11:38

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...